“Përplasje mes David Tukiçit e Andis Gjonit”:/ Reagojnë nga Teatri: Ja pse u largua nga programi opera “Rozafa”…

Kompozitori David Tukiçi së fundmi ka reaguar ashpër ndaj Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kjo për shkak të largimit të operës së tij “Rozafa”, nga programi.

Tukiçi përmes një statusi në rrjetet sociale tha se edhe pse opera e tij u shpallë projekt fitues nga Ministria e Kulturës për vitin 2023 ajo u largua nga programi.

“Në fillim të muajit mars 2023, pra 6 muaj përpara datës së shpallur në kalendar, skenografi dha dorëheqjen nga ky projekt dhe po atë ditë, drejtoresha e përgjithshme Znj. Abigeila Voshtina, e hoqi nga programacioni operën “Rozafa”, ka deklaruar Tukiçi.

Edhe pas insistimit të tij që të zëvëndësohet skenografi, kërkesa e tij ka rënë në ‘vesh të shurdhër’.

Në anën tjetër Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka reaguar së fundmi lidhur me këtë çështje.

Në këtë reagim thuhet se bllokimi ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve.

“Puna për këtë opera është vonuar për shkak të debateve dhe mosmarrëveshjeve që z. Tukiçi si kompozitor ka pasur me regjisorin dhe skenografin e kësaj vepre, Andis Gjoni, prej më shumë se 2 muajsh”.

Dashamirësia e institucionit ka qenë maksimale ndaj kësaj vepre. Kjo tregohet me përfshirjen e saj në Kalendarin Artistik të vitit 2023 dhe vënien në dispozicion të të gjitha burimeve të tij, duke pasur angazhim maksimal për vënien në skenë të kësaj opere, sqaron TKOB.

Reagimi i plotë i TKOB:

Marrë shkas nga reagimi i kompozitorit, David Tukiçi, në prezantimin e Kalendarit Artistik 2024, dhe interesit të mediave, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli Popullor sqaron se:

Dashamirësia e institucionit ka qenë maksimale ndaj kësaj vepre dhe kjo tregohet me përfshirjen e saj në Kalendarin Artistik të vitit 2023 dhe vënien në dispozicion të të gjitha burimeve të tij, duke pasur angazhim maksimal për vënien në skenë të kësaj opere.

Puna për këtë opera është vonuar për shkak të debateve dhe mosmarrëveshjeve që z. Tukiçi si kompozitor ka pasur me regjisorin dhe skenografin e kësaj vepre, Andis Gjoni, prej më shumë se 2 muajsh, duke tejkaluar tagrin e kompozitorit dhe duke i dhënë vetes kompetencat e Drejtorit Artistik, Dirigjentit, përzgjedhësit të roleve, skenografit dhe regjisorit, që krijojnë dosjen e produksionit, nga e cila zhvillohet i gjithë buxhetimi i interpretimit skenik.

Mosbashkëpunimi nga ana e tij me regjisorin ka krijuar paqëndrueshmëri e vonesa në procesin e punës, dhe nuk i lejonte teatrit të ndërvepronte, duke bërë që të tejkalohej çdo afat për realizimin profesional të saj. Duke e bërë të pamundur përfshirjen e kësaj vepre në Kalendarin e Artistik 2024.

TKOBAP ka treguar dhe tregon një kujdes të veçantë ndaj kompozitorëve dhe veprave shqiptare. Gjatë vitit të kaluar në skenë u vendosën “Karnavalet e Korçës”, opera solemne “Skënderbeu- Kryezot i Arbërit”, si dhe janë përkujtuar me koncerte simfonike kompozitorët shqiptarë, si Simon Gjoni, Dhora Leka, Aleksandër Peçi etj.

Po ashtu gjatë këtij viti, do ngjitet në skenë “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë” nga Kompozitori Feim Ibrahimi, ndërsa edhe kalendari artistik i këtij viti, mbyllet me koncertin simfonik për Dhora Lekën dhe Kalendari Artistik 2024 nis me kompozimet shqiptare të Feim Ibrahimit dhe Aleksandër Peçit.

TKOBAP ka dhënë një mbështetje të pa kursyer për kompozitorët shqiptarë, për të nxitur krijimtarinë e re dhe për të ndihmuar kompozitorët e rinj të vijnë në TKOB.

Për këtë arsye, gjatë vitit 2023 është organizuar “Konkursi për Kompozitorët e Rinj” që ka si qëllim afrimin e kompozitorëve të rinj shqiptarë dhe pjesëve të reja në Teatrin e Operës.

Ndërsa është hapur një tjetër konkurs për kompozime të Ansamblit Popullor “Gjerdani i Artë”, nga artistë pa dallim moshe, për të sjellë krijimet e tyre pranë TKOBAP, dhe për të pasuruar muzikën shqiptare me vepra të reja.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, ju urojmë një ditë të mbarë.

ObserverKult


"Gremina e dashunis"

Lexo edhe:

VEÇ NJË ËNDËRR GJITHË KJO ISH, SI GJITHMONË LARG JE SËRISH….

“Veç një ëndërr”, poezi nga Ludmilla Makarova

Natës heshtur, shenjtëruar,
Qajnë qirinjtë, që flaka djeg
Përqafomë ti krahaqafë,
Faqet butë m’i përkëdhel…

Grishmë të vij dhe unë me ty
Labirinthit t’shpirtit tënd,
Fort të lutëm, rri aty,
Rrëfemë vetën anekënd.

Sytë ç’të panë, nga ishe ti,
Rrugës tënde çfarë kërkove
Si ke dashur, urryer si,
Dhe gjithë jetën ç’ëndërrove.

Ti enigmë e magjishme,
Heroi im në fshehtësi,
Vetëm pranë të jem me ty,
Pse ndjej kaq shumë embëlsi?

Përse ndihem kaq e qetë,
Kaq në paqe e krahëlehtë?
…Po veç një ëndërr gjithë kjo ish,
si gjithmonë larg je sërish….

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


BASRI ÇAPRIÇI: KONTRIBUTI IM PËR REVOLUCIONIN ËSHTË ZERO

oezi nga Basri Çapriçi

Unë jam frikësuar si qeni
Kur shihja nga dritarja si mprehnin thikat
Si rripnin lepujt

Kur qielli hapej
Dhe dielli zihej
Kam parë Zotin të më pikë në ballë

Kontributi im është zero
Për revolucionin për historinë
Jam frikësuar si mos më keq

Kam ikur larg të strehoj fëmijët

Gruaja më thotë lëri ato tashti
Kush s’u frikësua kur mbulonte terri
Po s’u zë goja gjëra të tilla

ObserverKult