Ja si duken fotografitë e Marubit të përpunuara me ngjyra

marubit marubi

Fotot e mrekullueshme të familjes Marubi janë përpunuar nga mjeshtri Suad Barbullushi me agjensinë WebPhotoPro

Në vazhdim mund t’i shihni disa nga fotot e përpunuara.

Hasan Riza Pasha, komandanti turk që mbrojti qytetin gjatë rrethimit malazez (Kel Marubi 1912)

Zonjë katolike qytetare, Shkodër (Pjetër Marubi, ~1900)

Zotni nga Shkodra me fustanellë (Pjetër Marubi)

Zadrimorët (Kel Marubi, 1900 – 1915)

Pjetër Marubi me një fëmijë (Pjetër Marubi)

Motër Elisabeta – (Pjetër Marubi)


Kel Marubi, 1922


Nik Lek Pepaj nga Kelmendi (Shkodër) ( Pjeter Marubi, 1878 )

Anije, bure verë dhe ushtarë në doganën Shkodër (Kel Marubi, 1913)

Foto-Studio “Marubi” është e para studio e fotografisë; në Shqipëri e themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi. Pas vdekjes së mjeshtrit Marubbi, studion do ta trashëgonte djali i birësuar i familjes Kodheli, nga fshati i Zadrimës, Keli. Ai më pas do të thirrej nga njerëzit e qytetit, si Keli i Marubit dhe kështu, ai do të quhej përgjithmonë Kel Marubi, në nder të mjeshtrit të madh. Duke trashëguar studion dhe mbiemrin e mjeshtrit, në vitin 1907, Kel Marubi do ta shqiptarizonte emrin e studios, duke e quajtur atë “Dritëshkroja Marubbi”.

Pas vdekjes së Kelit, “Dritëshkroja Marubi” do të drejtohej nga i biri i tij Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet për fotografi në shkollën e parë të filmit dhe fotografisë të Vëllezërve Lumier në Francë. Fototeka Marubi do të krijohej si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970.

Në vitin 2003, Fototeka “Marubi” do të shkëputej nga vartësia e Muzeut Historik të qytetit dhe duke kaluar kështu nën vartësinë e Ministrisë së Kulturës, me statusin e institucionit kombëtar.

Sot Fototeka Kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues i artit të fotografisë në Shqipëri, me një histori 157 vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Kolë Maca, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nenshati.

ObserverKult

Lexo edhe:

Kush ishte Pietro Marubi dhe çfarë trashëgimie e la pas vetes?