‘Përqafim në kohë pandemie’ fiton çmimin e fotografisë së vitit

Pas shpalljes së fituesve të “Sony World Photography”, ishte radha e “World Press Photo of The Year”, çmimi që i jepet fotografive të shkrepura nga mediat ndërkombëtare.

Çmimi i parë iu dha një ‘skene pozitive’, edhe pse e bërë në një moment aspak të favorshëm, në këtë kohë kur po përballemi me pandeminë e COVID-19.

Është fotografja daneze, Mads Nissen që ka kapur me objektivin e saj në San Paolo të Brazilit përqafimin e një infermiere me një zonjë të moshuar, që në mes kishin një ‘perde’ plastike që mundëson shmangien e infektimit, në një vend thellësisht të tronditur nga më shumë se 360 mijë viktima nga COVID-19.

Çmime të tjera u ndanë për kategori specifike, si fotolajm, mjedis, sport dhe portret.

LEXO EDHE: Shpallen fituesit, imazhet mahnitëse të ‘Sony World Photography Awards’