Përse “Black Friday” ka këtë emër? Si erdhi?

Sot është “Black Friday”, por a e dini se nga ka ardh ky emërtim dhe çfarë personifikon?

Black Friday njihet si dita pas Ditës së Falënderimeve, emri i saj lidhet me dy gjëra plotësisht të ndryshme.

Kryesisht identifikohet me të premten e uljes së çmimeve, si dita e parë e sezonit të lirimeve që vazhdon deri në Krishtlindje.

Por njëkohësisht Emri i Premtes së Zezë përdoret gjithashtu për t’iu referuar 24 shtatorit 1869, datë e një paniku financiar në SHBA, shkaktuar nga spekulatorët e arit.

Në anën tjetër Departamenti i policisë së Filadelfias vendosi këtë emërtim për të përshkruar kaosin e krijuar me rastin e tollovive gjatë blerjeve. Zakonisht shënohet kaos në trafik, por edhe një rritje të krimeve si dhunë apo vjedhje.

Po ashtu besohet se termi e Premte e Zezë rrjedh nga koncepti që bizneset operojnë me humbje financiare, ose janë “në të kuqe”, deri në ditën pas Ditës së Falënderimeve, kur shitjet masive më në fund i lejojnë ata të nxjerrin një fitim ose t’i vënë ato.

E hëna e zezë ndodhi në 19 tetor 1987 kur bursa pësoi një rënie për 22%. E mërkura e zezë në 22 tetor 1929 dita që shënoi nisjen e Depresionit të madh, që u ndoq nga e marta e zezë ku pavarësisht tentativave të investorëve bursa ra me 11%.

Prandaj pronaret dyqaneve donin që ky emër të lidhej në diçka pozitive kështu që i përcaktuan si ditët ku shërbimet dhe produktet që ofronin, njerëzit mund t’i blinin me çmime fare të lira ku uljet arrinin deri në 70%.

Situata më e rëndë e dhunës e regjistruar nga policia është e premtja e zezë e 2010 ku kishte 10 viktima dhe 111 të plagosur.

Emri për herë të parë është regjistruar zyrtarisht në 1966 nga Earl Apfelbaum.

Përgatiti U.V/ ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

VITI I RI, RITET DHE TRADITAT E FESTËS QË KREMTOHET NË MBARË BOTËN