Përse Gjoni, djali i Skënderbeut, shkoi në Himarë pas vdekjes së babait?

skënderbeu
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” në Dritare TV, ka folur për Himarën e kohën e Mesjetës.

“Ishte pjesë e një treve, ajo e Labërisë e cila përfshinte rreth 60 fshatra, ku zemra ishte Himara. Historia e Mesjetës së kësaj treve të Labërisë nuk mund të kuptohet pa Himarën. Himara ka qenë qendra e kryengritjeve.

Mjafton të kujtojmë një fakt. Mbas vdekjes së Skënderbeut, djali i tij Gjoni erdhi sepse e thirrën banorët e Himarës. Ai shkoi bashkë me dy kushërinj të tij, dhe u vunë në krye të kësaj kryengritje.

Kryengritja përfundoi me zënien rob të sanxhakbeut të Vlorës që vajti për ta shtypur atë kryengritje. Ata e zunë rob dhe e çuan si trofe te mbreti i Napolit.

Po të shkosh sot në fshatin e Shirgjit, që dikur ishte qytet, do të shihni kishën e Shirgjit. Shirgji ka qenë një shenjtor i nderuar në trevat shqiptare, është edhe në Çamëri.

Kisha e Shirgjit ekziston akoma edhe sot dhe në portën e hyrjes ka të gdhendur dy shqiponja me dy krerë me kurorë mbretërore. Kjo ishte stema e pasardhësve të Skënderbeut nga Italia.

Identifikimi i himarjotëve me familjen Skënderbeu vazhdon në vitin 1589-të, kur i shkruan Papës, Gregori 13-të që:’Ne himarjotët jemi bijtë e Skënderbeut, ne kemi luftuar me Skënderbeun dhe ai ishte mbreti ynë’.

Edhe më vonë ka dokumente pafund. Shumë prej tyre i kam përdorur edhe unë në një libër për arbrit e jugut që i kam gjetur në arkivat e Venedikut. Aty i ke me emra, edhe emra të sotëm që kanë himarjotët, por janë edhe letrat që i shkruanin vetë, Bajliut të Korfuzit, mbretit të Napolit, mbretit të Spanjës e deri të mbreti i Austrisë, ku prezantohen gjithmonë si shqiptarë. Nuk prezantohen si popull me vete, e as si grekë”, tha Xhufi.

ObserverKult


Lexo edhe:

“LIRINË NUK E SOLLA UNË, POR E GJETA KËTU NË MESIN TUAJ”, FJALIMI I FAMSHËM I SKËNDERBEUT

Fjalimi i Skënderbeut që e kishte mbajtur para ushtrisë, në momentet kur po bëhej gati për mësymje ndaj qyteteve të tjera për t’i çliruar nga pushtimi osman.

Natyrisht, ky fjalim është shkëputur nga vepra e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut”.

“Asgjë të re, as të papritur nuk shoh këtu, kapedanë dhe ushtarë kryetrima, që të mos ma ndjente me parë zemra dhe të mos më mbushte me shpresë, sa herë që unë sillja ndër mend tërë mall edhe bujarinë e lashtë të popullit, edhe shërbimet e veçanta dhe zyrtare tuaja ndaj atit tim, Gjonit.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU