Përse mbante dorezën me xhevahirë? Tregoi miku i Michael Jackson

Një mik i ikonës së muzikës ‘pop’ Michael Jackson ka treguar arsyen e fshehtë përse këngëtari i ndjerë mbante shpesh një dorezë të argjendtë në dorën e tij të djathtë teksa performonte.

Ai që njihej si “Mbreti i Popit” njihej për kostumet e tij ekstravagante në performancat muzikore, ashtu si dhe një dorezë e bardhë në dorën e djathtë, zakonisht e mbushur me xhevahirë që nisi të kthehej në simbol për Jackson.

E përditshmja ‘The Independent’, shkruan se Jackson – i cili u nda nga jeta në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare – nisi të mbante dorezën prej vitit 1983 në një koncert në Motown, SHBA.

Në një intervistë më vonë ai tha: “Doreza më dukej bukur … dy doreza i mbanin të gjithë kështu më dukej si diçka e veçantë që bëja atëherë”.

Por aktori i vjetër Cicely Tyson – i cili vdiq në 2021 në moshën 96 vjeçare pati treguar se cila ishte arsyeja e vërtetë e stilit të çuditshëm.

Tyson thotë se doreza ishte krijuar nga një stilist i veçantë në mënyrë që Jackson të mbulonte shenjat e vitiligo, gjendjes se irrituar të lëkurës.

Në një intervistë me CNN në 2019, Tyson tha: “Disenjatori i dorezës më tha se po e bënte për Michael, për të fshehur shenjat e vitiligo-s që i shfaqeshin në dorë, kështu lindi historia”.

Tyson shpjegon më tej: “Doreza ishte për ta mbuluar, kështu lindi historia e këtij stili, nuk ishte vetëm një modë”.

Kjo gjendje e lëkurës krijon njolla të bardha që shkaktohen nga mungesa e melaninës, që është pigmenti i ngjyrës së lëkurës, sipas mjekësisë perëndimore.

Ajo mund të prekë disa zona të lëkurës si fytyra, qafa, duar apo zona të palosjes së lëkurës.

Jackson ka konfirmuar më vonë se si e kishte gjendjen në një intervistë me Oprah Winfrey, ku pranonte se ishte e sikletshme ta diskutojë çështjen në medie.

Ylli i muzikës thoshte asokohe: “Unë jam një afro-amerikan. Jam krenar për trashëgiminë time afrikane, jam krenar për racën time, jam krenar për atë që jam. Kam krenari dhe dinjitet për atë që jam”.

“Kjo është situata, kam një çrregullim lëkure që shkatërron pigmentimin, nuk kam ç’ti bëj. Por njerëzit sajojnë histori duke thënë se unë po përpiqem të mos jem ai që jam … Është një problem që nuk mund ta kontrolloj”./zhurnal.mk

ObserverKult


Lexo edhe:

SI DO TË DUKEJ MICHAEL JACKSON NË MOSHËN 80-VJEÇARE? E ZBULON INTELIGJENCA ARTIFICIALE

Fansat e Michael Jackson që vazhdojnë të adhurojnë mbretin e popit nuk janë ndalur së menduari se si do të ishin gjërat nëse Michael Jackson do të kishte jetuar dhe do të vazhdonte të na dhuronte talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult