Përse ndjekësit “kryqëzuan” trailerin e Kleopatrës, Netflix mbyll komentet!

Kaq shumë reagime negative mori traileri i filmit dokumentar të Netflix-it kushtuar mbretëreshës legjendare egjiptiane Kleopatra, sa platforma gjigande u detyrua të bllokonte komentet.

Reagimet shpërthyen në mbarë botën, por sidomos në Egjipt ku ndaj dokumentarit ngritën zërin edhe autoritetet vendase.

Arsyeja është aktorja e përzgjedhur për të intepretuar Kleopatrën. Por në të vërtetë, mbretëresha e famshme nuk ishte aspak afrikane, siç paraqitet në film.

Kleopatra lindi në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në vitin 69 para Krishtit dhe ishte mbretëresha e fundit e dinastisë greqisht folëse të themeluar atje nga gjenerali i famshëm i Aleksandrit të Madhe, Ptolemeu.

Ajo u ngjit në fron pas të atit, Ptolemeut të XII në vitin 51 BC dhe sundoi deri në vdekjen e saj në 30 BC. Nga ai moment, Egjipti kaloi nën dominimin romak.

Një jurist egjiptian ka ngritur padi me pretendimin se filmi shkel legjislacionin e medias dhe synon të “fshijë identitetin egjiptian”./bordo.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KLEOPATRA DHE MARK ANTONI – NJË ROMANCË ME SHUMË PASION BRENDA

Një pasion i furishëm dhe i fortë, një dashuri e madhe – nuk ka asnjë mënyrë tjetër, për të përshkruar emocionin dhe dinamikën e lidhjes mes Elizabeth Taylor dhe Richard Burton.

Elizabeth Taylor (Liz Taylor) lindi në Angli, më 27 shkurt 1932. Suksesin e parë e shënoi në moshën 11-vjeçare. Ndodhi me filmin “Lesi”, por në kinema kishte debutuar një vit më parë.

Më pas, kaloi nga një sukses në tjetër me interpretime të paharrueshme. Kujtoni “Gra të vogla”. “Babai i nuses”. “Babai bëhet gjysh“(1950 e 1951). “Një vend në diell” (1951).

Periudha e saj e artë është në vitet ’50-të dhe fillimi i viteve ‘60-të. Janë filma që kanë bërë histori në kinema “Gjiganti” (1955). “Pema e jetës” (1957). “Macja në çatinë që lëviz” (1958). “Kleopatra (1963) etj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult