Përse shqiptarët zgjedhin emra të huaj për fëmijët?

Çfarë emra zgjedhin shqiptarët?

Sipas Instat, emrat më të përdorur gjatë 2022 janë Amelia apo Aria për vajzat, dhe Noel apo Aron për djemtë.

Gjatë vitit 2022, emrin Amelia ua kanë vendosur 499 vajzave në Shqipëri, 19 prej tyre ne Fier, 7 ne Patos dhe 3 ne Roskovec. Kryeson Tirana me 71, e ndjekur nga Durrësi me 42 dhe Vlora me 29.

Ndërsa për djemtë, emri i parë në listë më i përdorur nga shqiptarët është Noel, që ka kuptimin e një jetë të re. Ky emër është përdorur më shumë në Tiranë, në 60 fëmijë, e ndjekur nga Elbasani. Ndërsa në Fier është përdorur 16 herë, Patos dhe Roskovec 6 herë.

Në vitet e kaluara prindërit zgjidhnin të bashkonin emrat e tyre për të arritur në një emër final.

Në vitet 1970-1980 emrat më të përdorur ishin Lindita, Mimoza, Shpresa per femra, ndërsa për meshkuj Arben dhe Gëzim.

ObserverKult


Lexo edhe:

“FËMIJËT PAS TELAVE”, ÇELET EKSPOZITA PËR FËMIJËT E BURGOSUR GJATË KOMUNIZMIT

Gjergji Hani ishte 16 vjeç kur u burgos për herë të parë nga regjimi komunist. Krimi i tij më i madh ishte fjala, e shprehura kundër diktaturës, dëshira për t’u arratisur nga vendi si dhe historiku i familjes së tij.

Të gjithë rininë do ta kalonte pas hekurave në burgun e Qafë Barit, i akuzuar për tradhti ndaj atdheut. “Jam dënuar dy herë, e dija shumë mirë se çfarë më priste. Kam kaluar 5 vite në burg dhe jam liruar 1 javë para zgjedhjeve të para pluralistë në Shqipëri”.

Fëmijët e burgosur keqtrajtoheshin, torturoheshin, e madje punonin njësoj si të rriturit.

“Fëmijët pas telave” tregon vështirësitë për mbledhjen e dokumenteve dhe dosjeve që vërtetojnë krimet e komunizmit edhe ndaj fëmijëve”. Kështu u shpreh Brisejda Lala, studiuesja dhe kuratorja e ekspozitës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult