Përse u zhduk qytetërimi Minoan?

Nga qytetërimi i zhvilluar Minoan në Kretë, në epokën e bronzit, i cili pa momentin e vet të shkëlqimit maksimal mes viteve 2000 dhe 1450 para Krishtit, mbeten pallatet e kushtueshme të Knossos, dhe një shkrim me rrokje – Lineari A – që nuk është deshifruar ende.

Kjo popullsi, e cila kishte ndërtuar një perandori tregtare, falë shkëmbimeve detare, duhej që të përballonte cuname, tërmete, shpërthime vullkanike katastrofike (të tilla si Tera ose Santorini), deri rreth vitit 1450 para Krishtit, kur përfundimisht u dorëzua përballë pushtimit të një qytetërimi të Greqisë perëndimore: Mikeneasit, që zunë vendin e tyre./Bota.al

LEXO EDHE: Qytetërimi i Mikenës, misteri i zhdukjes