Përtej parashikimeve, autoportreti i Frida Kahlo shitet për 34.9 milionë dollarë

Një autoportret i artistes meksikane, Frida Kahlo, është shitur në një ankand për rekordin e 34.9 milionë dollarëve, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një vepër arti të një artisti latino-amerikan.

E realizuar në vitin 1949, nën titullin “Diego dhe unë” doli në ankandin e realizuar nga shtëpia “Sothesby” në Nju-Jork dhe iu shit një blerësi që zgjodhi të qëndrojë anonim, transmeton ‘a2news.com’.

Kahlo, që kaloi vite në shtrat pas një aksidenti në rininë e saj, është krijuese e mbi 200 pikturave, skicave dhe vizatimeve, kryesisht autoportrete, që i shndërroi në vepra perfekte arti, mbushur me ngjyra dhe fuqi.

Frida Kahlo u shndërrua në një artiste të famshme ndërkombëtare pas vdekjes së saj në vitin 1954 dhe kryesisht pas viteve ’70, ku figura e saj u rrit si një ikonë e feminizmit.

————————————————-

LEXO EDHE: LETRA E DASHURISË E FRIDA KAHLOS QË NUK IU DËRGUA KURRË DIEGO RIVERAS

NATA IME

Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj të cilët ngulen mbi një drite gri që filtrohet në dritare. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht, i ftohtë. Nata ime është e gjatë e tendosëse e drejt një pafundësie të pasigurt. Nata ime më nxiton në mungesën tënde.

Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të pafund, pranë timit, frymën tënde, erën tënde. Nata ime më përgjigjet: bosh; nata ime me ftohtin dhe vetminë. Po kërkoj një pikë kontakti: lëkurën tënde. Ku je? ku je? Kthehem në të katra anët, jastëku i lagësht, faqja ime ngjitur mbi të, flokët e mi të lagur mbi tëmtha.

Jo është e pamundur që ti të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia venë e vijnë e mblidhen, trupin tim s’mund ta kuptoj. Trupi im do të të pëlqente. Trupi im, kjo zonë e gjymtuar, do donte të harrohej për një çast në ngrohtësinë tënde, trupi im pretendon disa orë qetësi…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU