Përurohet Qendra Kulturore “Hasan Prishtina” në Vushtrri

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, si dhe ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë përuruar Qendrën Kulturore “Hasan Prishtina”, në këtë qytet.

Hoti ka thënë se kjo qendër do të mundësojë kushte më të lehtë për artistët që do ta shfrytëzojnë këtë objekt.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se është nder që po përurohet objekti më kapital që zgjedh problemin e kulturës së Vushtrrisë, që shtëpia e kulturës “Hasan Prishtina”, të jetë shtëpi e kulturës, dhe jo të jetë banesë siç ishte planifikuar të bëhej.

Ai ka falënderuar kryeministrin Hoti, dhe ministren Dumoshi, që ka ndihmuar në rregullimin e kësaj qendre, pasi sipas tij ka pasur persona që kanë provuar ta ndalin këtë projekt.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka thënë se është e lumtur që bashkë me kryeministrin dhe kryetarin po e bëjnë përurimin e kësaj qendre.

Ajo ka thënë se përveç kësaj qendre, Ministria e Kulturës bashkë me kryetarin kanë bashkëpunuar në projekte të ndryshme, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me tej./rtklive