Përveç se një serial, Squid Game vjen dhe si monedhë

Fenomeni “Squid Game”, nga ekranet dhe celularët ku ndiqet në Netflix, po përhapet edhe në fushën e financës. Ose më mirë në xhunglën ende të mistershme të kriptovalutave.

Shoqëria që prodhon serialin e njohur korean ka hedhur në treg të martën edhe një valutë virtuale, e quajtur pikërisht Squid.

Rezultati? Sukses domethënës. Squid filloi me një vlerë 1 cent dhe për pak ditë ndodhet tashmë në kuotën e 3 dollarëve. Me një rritje rreth 3000%, praktikisht një xhiro që kalon 200 milionë dollarët në pak orë.

Monedha nuk merr vetëm emrin e serialit, por do të veprojë me botën e Squid Game. Mund të shkëmbehet me dollarë dhe euro. Por mund të përdoret edhe për blerjen e monedha virtuale “token” që do të jenë të nevojshme për të luajtur në lojën online dedikuar serialit.

Sipas përgjegjësve, 10% të fondeve do t’i shkoj programuesve. Dhe 90% do t’ i jepet fituesit së lojës.

Squid është kriptovaluta e radhës që krijohet. Ose lidhet me një fenomen të caktuar mediatik.

Por ekspertët mendojnë që suksesi i tyre duket i përkohshëm, pasi investitorët më të rëndësishëm lodhen nga moda e momentit, duke shkaktuar humbje të mëdha investitorëve me pak përvojë.

Squid Game është kthyer në fenomenin e momentit dhe kjo për shumë prindër e mësues është bërë diçka shqetësuese për ndikimin që ka te fëmijët.

——————————

LEXO EDHE: SI LINDI SERIALI I NJOHUR “SQUID GAME”?

Sipas dokumenteve të zbuluara, seriali me 9 episode kushtoi 15.5 milionë paund, ose 1.75 milionë paund për 1 episod. Por, fitimet që ka sjellë janë të jashtëzakonshme. Seriali është parë deri tani nga 142 milionë familje, dhe i ka shtuar platformës 4.4 milionë të rinj, dhe në të ardhura kjo përkthehet në 650 milionë paund

Nga Stuart Jeffries

Hwang Dong-hyuk buzëqesh teksa bisedon online me mua nga zyra e tij në Seul. Sapo e kisha pyetur krijuesin e “Squid Game”, serialit të suksesshëm të “Netflix”, nëse suksesi i tij mbresëlënës e ka bërë atë të pasur…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU