Pesë bibliotekat më të mëdha në botë- duken sikur kanë dalë nga përrallat

Vende me dritë, të qeta, me shumë libra, ngjyra dhe ndjesi sikur po kalon kohën në një botë tjetër. Bibliotekat aq të mëdha duken si pjesë të filmave.

1-Biblioteka Tianjin Binhaiajo:

Ajo që gjendet brenda saj të jep një frymëzim të pafund. Ndërtesë e jashtëzakonshme! Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të shkuar në Kinë, një vizitë në një bibliotekë si ajo “Tianjin Binhai” të shton dëshirën më shumë. E hapur që nga viti 2017, është një kryevepër arkitekturore që përmban një auditor të shkëlqyeshëm sferik.

2- Biblioteka “Cărtureşti Carusel”, e vendosur në Bukuresht brenda një ndërtese të shekullit të 19-të, është një përfaqësim i bukur i kulturës së vjetër dhe të re të Rumanisë. Është një hapësirë për të lexuar dhe shoqëruar.
Përfshin një bistro dhe një galeri kushtuar artit bashkëkohor. Ishte projektuar që të ketë një ritëm dhe simetri rreth një qendre shumë të ngjashme me një karusel. N bazë të saj edhe u emërua.

3-Një vizitë në dhomën e gjatë në Bibliotekën e Kolegjit Trinity në Dublin duket sikur është në një lundrim letrar në një anije të kushtueshme, shekullore. Biblioteka u ndërtua në mes të viteve 1712 – 1732. Dhoma e gjatë është 65 metra e lartë. Mbushet me 200.000 nga librat më të vjetër të bibliotekës. Ka një linjë të gjatë mermeri të shkrimtarëve dhe filozofëve të mëdhenj.

4-Biblioteka Stift Admont është më e madhja në botë, e mbushur stilit barok, përfunduar në 1776. Për të thonë se ka histori të shkruar në eshtrat e saj, si dhe në librat e saj.

5-Pjesë e kësaj liste është dhe biblioteka vetëm për juristët në Iowa, në zemër të Amerikës. Është fizikisht e madhe dhe e zbukuruar me shkallë me spirale. Mermerët dhe llambadarët strehojnë një koleksion të librave ligjor shumë të specializuar të ligjit shtetëror dhe federal ligjor, rregullator dhe të çështjeve të ndryshme që kanë lidhje me këtë degë.

ObserverKult

LEXO EDHE:

11 bibliotekat publike që konsiderohen thesar të historisë botërore