E dimë legjendën e Rozafës, por ja çfarë thotë Artan Fuga për të:
Nga Artan Fuga
Pse krenohemi me legjendën e Rozafës? Atje ka disa tradhëti (pabesi) njëra pas tjetrës. Dy vëllezërit e mëdhenj që tradhëtojnë vëllain e vogël.
Dy çiftet e para bashkëshortore që tradhëtojnë çiftin e tretë.
Burri që tradhëton gruan duke e çuar pabesisht në murosje.
Çfarë na bën kaq qorra për të mos parë se pas aktit të flijimit të nuses së vogël ka tre pabesi të mëdha që e çojnë atë me manipulim drejt vrasjes?
Do e pranonte flijimin nusja e vogël nëse do ta dinte se kishte të bënte me pesë vrasës të pabesë?
ObserverKult
Lexo edhe:
LUTFI DERVISHI: LEGJENDA E ROZAFËS ME NDËRTIMET PA LEJE
Lajmi i dhënë sot se qeveria ka nxjerrë një VKM për të sekuestruar katet e ndërtuara pa leje është shakaja e radhës nga fusha e shtetit ligjor. Janë arrestuar njerëz për riparimin e çatisë së kasolles dhe kanë bërë edhe burg.
Janë bërë ligje dhe VKM për ndërtimet pa leje. Është premtuar publikisht se ndërtuesit nuk mund të gjunjëzojnë më shtetin, se nuk do të konsiderohen “ndërtim pa leje” vetëm katet apo shtesat, por e gjithë godina nëse ka devijime nga projekti fillestar. Është premtuar se do të ndëshkohet i gjithë zinxhiri që ka mundësuar paligjshmërinë, që nga arkitekti që ka hedhur firmën dhe deri tek inspektorët dhe sot thuhet se “po shqetësohemi nga ky fenomen i kohëve të fundit”.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult