Ankand për të ndihmuar një mik. 32 artistë, të artit pamor dhe jo vetëm, morën pjesë në galerinë “Kalo”, në mbështetje të mikut të tyre, Genc Mulliqit, piktor, skulptor e pedagog, i cili është duke u kuruar në Turqi, pas problemeve të rënda shëndetësore (ka pësuar dy herë hemoragji cereblare).
Në orën 19.30, gjatë pjesës së parë të mbrëmjes u mbajt një diskutim me qëllim, shpërndarjen e informacionit për atë që çka ka ngjarë në skenën e artit vizual në Shqipëri në tri dekadat e fundit.
Ndërsa prej orës 20.30 nisi ankandi, pjesë e të cilit janë artistët më në zë vendas, si Helidon Haliti, Albes Fusha, Petraq Papa etj. Të interesuarit mund të vijojnë që të blejnë veprat në mbështetje të artit, por veçmas të piktorit e skulptorit Genc Mulliqi, në këtë moment nevoje./shqiptarja.com
————————-
Lexo edhe:
ARDIAN FEZOLLARI – LIRIKU I PEIZAZHIT FOTOGRAFIK
ObserverKult