Pësoi goditje në tru/ Qeveria vendos të mbulojë shpenzimet për kurimin e aktorit Genc Fuga

Genc Fuga

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbulojë shpenzimet për operacionin e aktorit Genc Fuga.

Prej ditësh, mediat dhe rrjete sociale kanë bërë apel për ndihmë për operacionin e aktorit të njohur, i cili pësoi goditje në tru. Ai i është nënshtruar një operacioni që kushtonte 2 milionë lekë.

Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kanë kontribuar duke mbledhur shumën. Përmes ndihmës së dhënë kanë bërë të mundur operimin e aktorit.

Ndërkohë, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që ta mbulojë të gjithë këtë shumë./gazeta-shqip.com

ObserverKult


genci fuga

Lexo edhe:

GENC FUGA I NËNSHTROHET OPERACIONIT TË DYTË NË KOKË

Pas ndërhyrjes së parë urgjente në një prej spitaleve private të Tiranës, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka treguar mbrëmë për “Iconstyle” se ai i është nënshtruar edhe ndërhyrjes së dytë në kokë.

“Momentalisht, Genci ndodhet në sallën e operimit ku në proces e sipër do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë. Kjo, për shkarkimin e edemave”, transmeton iconstyle.al.

Teksa shpresojmë që operacioni të shkojë mirë dhe gjendja e tij të stabilizohet sa më shpejt. Në GoFund Me mund ta gjeni llogarinë, për këdo që dëshiron të kontribuojë për artistin. Familja e Fugës ka kërkuar përulësisht ndihmën e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira.

“Iconstyle” mëson se operacioni i parë shkoi mirë dhe gjendja e aktorit ka qenë e qetë, deri në këtë operacion të dytë, pritet të ndihmojë më tepër gjendjen e Fugës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult