Pësoi infarkt, reagon për herë të parë Sokol Balla

Pas lajmit se ka pësuar infarkt, ka reaguar gazetari Sokol Balla. Ai ka deklaruar se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. 

“Jam shumë mirë”, ka thënë gazetari, i pyetur nga mediat.

Balla tregon se mbrëmjen e djeshme ka pasur probleme shëndetësore. Falë ndihmës së shpejt ai është përmirësuar.

Tashmë shëndeti i tij është stabil dhe ndodhet në shtëpi.

ObserverKult


Lexo edhe:

SOKOL BALLA PËSON INFARKT, DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITAL

Sokol Balla i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te “Top Channel” ka pësuar një infarkt mbrëmë dhe gjendet në spital.

Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë.

Kujtojmë se Sokol Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit.

Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij ‘Top Story’, dy herë në javë.

Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi News 24.

Po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta. Nuk dihet nëse ka pasur edhe më parë probleme me shëndet.

ObserverKult