Pëson dëmtime memoriali i Skënderbeut në Lezhë, fillon të pikojë çatia pa mbushur 5 vite nga restaurimi

Memoriali i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti në Lezhë pikon në disa pjesë të tij.

Megjithëse u restaurua në vitin 2018, mbulesa e tij ka pësuar dëmtime duke sjellë për pasojë rrjedhjen e ujit të shirave.

Pergjegjësi i Muze Memorialit në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi, thotë se problematika ka nisur të shfaqet së fundmi.

Në anën tjetër shtoi se firma zbatuese kishte dhënë garanci 15-vjeçare ndaj edhe së shpejti pritet ndërhyrja e tyre.

“Garancia ishte që 15 vite nuk do të ketë probleme çatia. Mirëpo, ka ndodhur akoma pa u bërë 5 vite, sa vjen e duke u agravuar.

Kemi vënë re këtë vit, sidomos në muajin janar kur kishte reshje shiu, u vu re se në disa pika kishte rrjedhje uji e theksuar.

Kur bie shi e bën të pamundur zhvillimin e aktiviteteve dhe kjo nuk është normale”, tha ndër të tjera Zefi.

Pas identifikimit të situatës, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur grupin e punës për vlerësimin e gjendjes. Pas kësaj është planifikuar edhe ndërhyrja. Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtoresha Besara Podgoria.

Problematika u vu në dukje gjatë aktiviteteve të mbajtura në përkujtim të 555 të vdekjes së Skënderbeut. Me këtë situatë u përball edhe Presidenti i Republikës në vizitën që zhvilloi në Lezhë në përkujtim të jetës dhe veprës së heroit tonë kombetar./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

SHEMBET KISHA 700-VJEÇARE/ LEZHË, DËMTOHEN AFRESKE TË VJETRA TË KISHËS

Kjo kishë afro 700-vjeçare ka shërbyer jo vetëm si kult fetar, por në të shumtën e kohës ka shërbyer dhe si qendër edukative për banoret e zonës.

Pak ditë më parë ky monument kulture pësoi shembje në murin kryesor ku sipas studimeve kishte afreske të rëndësishme historike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult