Peter Handke: “Jam i lumtur që jam afër Slobodan Milosheviqit”!

Kush është Peter Handke, njëri nga dy fituesit e çmimit Nobel për letërsi në vitin 2019.

Nga Nikollë Berishaj

Si njohës i realitetit slloven e dija se nënën e kishte sllovene, se kishte jetuar në Slloveni, por edhe në Austri (në Koroshkë) – pjesë e Austrisë ku jeton pakica sllovene. Aty edhe kishte përfunduar një pjesë të shkollimit në Celovec (Austriakët e quajnë Klagenfurt), e kështu me radhë. Sa për ta njohur pak më mirë, e përktheva një pjesë nga Wikipedia sllovene për të.
Ia vlen të lexohet!!!!
Vërtetë se shkrimtarit i vlerësohen veprat letrare, por…
“Në vazhdim mund ta lexoni pjesën e përkthyer:

Në vitin 1996, pas publikimit të udhëpërshkrimit të Handkes Eine winterliche Reise zu den Flüssen Donau, Save, Morawa und Drina oder Gerechtigkeit für Serbien erdhi deri te konfliktet e ashpra në media, konflikte këto që vazhdojnë edhe sot.

Kritikët ia marrin për të madhe se aksionet luftarake serbe i ka trajtuar si tejet të padëmshme, ndërkohë që Handke për vete përdor një përzgjedhje diferencuese të fjalëve dhe përshkrimit të ngjarjeve, që dallon dukshëm nga raportimi gazetaresk.

Në mars të vitit 2004 Peter Handke e nënshkruan thirrjen e artistëve, të përpiluar nga Robert Dicksoni, për mbrojtjen e Sllobodan Millosheviqit. Ndër nënshkruesit ishte edhe nobelisti i mëvonshëm për letërsi Harold Pinter. Po të njëjtin vit ai e viziton Millosheviqin në Den Haag.

Në vitin 2005, ithtarët e ish presidentit jugosllav, që tribunali në Den Haag e kishte akuzuar për vepra të luftës, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, e ftojnë si dëshmitar.

Handke këtë e refuzoi dhe diç më vonë e publikoi esenë me titull Die Tablas von Daimiel, dhe nëntitull Ein Umwegzeugenbericht zum Prozess gegen Slobodan Milošević.

Më 18 mars 2006 Handke flet në varrimin e Sllobodan Millosheviqit, gjë që sërish e ngjalli konfliktin.

“Jam i lumtur që jam afër Slobodan Milosheviqit, i cili e ka mbrojtur popullin e tij”, ishte deklarata skandaloze e Handkes, në fjalimin e tij në varrimin e kasapit të Ballkanit.

Për shkak të fjalimit të Handkes u tërheq edhe vepra e tij Spiel vom Fragen oder die Reise ins sonore Land nga repertoari i Comédie Francaise, gjë që solli deri te pajtueshmëria, por edhe deri te kritikat.

Më 2 qershor 2006 Peter Handke, për shkak të debateve të flakta politike fillimisht refuzon donacionin Heinrich-Heine-Preis 2006 prej 50.000 EUR të qytetit të Dűsseldorfit. Aktorët e Berliner Ensembles, më 2006 marrin nismën »Berliner Heinrich-Heine-Preis«, që sulmet e Këshillit të qytetit Dűsseldorf i quajnë „sulm mbi lirinë e artit“ dhe për Handken dëshirojnë të mbledhin sasinë e njëjtë me çmimin.

Pjesëtarë të nismës ishin në mes tjerësh edhe Käthe Reichel, Rolf Becker, Dietrich Kittner, Arno Klönne, Monika in Otto Köhler, Eckart Spoo, Ingrid in Gerhard Zwerenz, Claus Peymann.

Më 22 korrik 2006 Handkeja i falënderon për mundin, e refuzon pranimin, por njëkohësisht i lut ata që ta japin shumën e mbledhur për fshatrat serbe në Kosovë.

Me rastin e premierës së veprës së tij Spuren der Verirrten, më 21 shkurt 2007 merr tërë shumën e parave dhe çmimin, të cilin dëshiron t’ia japë enklavës serbe në Kosovë.

U përzgjodh Hoça e Madhe, kryebashkiakut të së cilës, Dejan Balosheviqit iu dorëzua për Pashkët e vitit 2007 shuma e parave të çmimit të Handkes.

Në janar të vitit 2008 Handke deklaron se po të ishte serb do ta votonte nacionalistin serb dhe zëvendësin e presidentit të SRS (Partisë Radikale Serbe), Tomisllav Nikoliqin. Më 22 shkurt 2008 Handke e shkruan një koment të shkurtër për Le Figaro-në franceze, ku cek historinë e përbashkët të Jugosllavisë sa i përket fitores mbi nacional-socializmnin dhe i vlerëson shtetet perëndimore si „shtete të hajnave“. ObserverKult