Petrit Halilaj sjell instalacionin “Lule Mosmëharro”

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është pritur në takim artisti bashkëkohor shqiptar, Petrit Halilaj.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të MKRS-së, ku thuhet se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është prezantimi i instalacionit të famshëm “Lule Mosmëharro 2020 -2021” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, e cila do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në kuadër të Austrada Bienale.

Instalacioni do të jetë i hapur për publikun nga data 1 korrik deri më 11 shtator të këtij viti.

Petrit Halilaj është ndër artistët që me punën e tij ka arritur suksese dhe është prezantuar në galeritë dhe vendet më të njohura të botës në fushën e artit. Ai punon mes Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë ndërsa puna e tij është e bazuar në dokumente, narativa dhe kujtime të lidhura me historinë e Kosovës, transmeton ‘cbc.al’.

Në këtë takim gjithashtu ishin të pranishëm edhe Vatra Abrashi, Leutrim Fishekqiu, Alvaro Urbano, Övül Ö. Durmusoglu dhe Joanna Warsza.

LEXO EDHE: Firmoset marrëveshja për bibliotekën “Ibrahim Rugova”, e bazuar në projekt amerikan