“Kur të vdes unë”, dëgjojeni Petrit Rukën (Video)

Ju ftojmë të dëgjoni poetin Petrit Ruka tek lexon poezinë e tij “Kur të vdes unë”

Kur të vdes unë mbylle derën me çelës dhe pi e pi atë natë
Hapi shishet e verës që nuk i pimë dot bashkë
(Zot, janë shumë, një kantinë e tërë,)
Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje
Burrë i pabesë, …si uji në rërë…

Kur të vdes lexo nja dy këngë të miat, të trishta
Pastaj grisi në dysheme
(Pa pikë mëshire, pa lotë)
Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,
Që s’tu bëra poeti më i mirë në botë.

Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës
Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,
(Ç’ti bëj tani pa ty, zuzar,)
Po tashmë kam ikur e si të ta them
Që për to do të rrotullohem
Edhe brenda në varr…

Kur të vdes unë mos ma fal
tradhëtinë e fundit me vdekje,
(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)
Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,
Mund të bëj marrëveshje …e të vijë
…Me vesën…

ObserverKult


Lexo edhe:

THËNIE NGA GËTE: MOS MENDO SE SHEH NGAQË I MBAN SYTË HAPUR…