Petrit Sulaj: Nuk e di pse qava mbrëmë gjithë natën

Qëlloi dje dhe e mbajta dashurinë
gjithë ditën me vete
mes krahëve,
e ashtu vija vërdallë
rrugë më rrugë, urban më urban,
taksi më taksi
duke të kërkuar ty.

E nuk e lashë të binte në tokë
dashurinë,
as edhe edhe kur më merreshin mendtë
e rrëzohesha,
jo se kisha frikë se i ndodhte gjë
po për xhelozi,
se mund t’a gjente një tjetër
e sillej me të
si po sillesha
unë…