Petro Marko: Kënga e valës

petro marko valë

Lëmo’, o valë e përkëdhel
atë breg që s’është i gjallë,
e, kur të flesh aty në Skelë,
të shtrihesh në atë zall,
këndo një këngë e nanuris
shumë qetë e me ngadalë,
se në atë tokë fle një fis
që u ngrit në shekuj valë
për nderin e Lirisë…

Lëmo’ o valë me ngadalë!
këndo një këngë lehtë,
të mos dëgjohet gjer në mal,
se aty në ullishtë fshehtë
dergjen….. – oh lëre mos e nga,
kujtimi u ka mbet! –

Pra ti o valë, këndo, mos qa,
se zemrën e ke det
dhe gjuhën ligjërim e shkumë,
sa brigje ke në dorë!…
Dhe kot kërkon të vërë në gjumë
dhe shpirtin tënd, o Vlorë!

Po ah, o vend që lind ç’ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjallë?
Përherë syri yt do jesh’
me llahtari në zall?..

Lëmo’ o valë me ngadalë,
këndo kushtrim të qetë…
Se mos dëgjohet lart në male
në Arbërinë vetë
se atje dergjet një jetë…

Lëmo’ o valë e përkëdhel
me zemër, jo me zjarr,
se bën vaki që vdekja del
e s’hesht brenda në varr.

Kushtrimin tënd o të dëgjoj
oh, ndërsa vendi qan –
atëherë, o valë, gjumi mbaroi
dhe labët kush i mban…?!

ObserverKult

Lexo edhe:

PETRO MARKO: NUK SHKOVA NË KOSOVË. KJO ËSHTË DHIMBJA IME!

valë petro marko

Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektonin si shkrimtar dhe luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot.
Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët.
Për çudi, për mua kufiri ishte i pakapërcyeshëm. Edhe kjo është një nga dhembjet e mia.
E dua Kosovën gjer në dhembje, se është Shqipëri!

ObserverKult


Lexo edhe:

LETRA E RAMIZ ALISË: ROMANI I PETRO MARKOS TË NDALOHET DHE TË BËHET KARTON E ASNJË KOPJE TË MOS QARKULLOJË