Pezullohet Panairi i Librit, mund të mbahet në vjeshtë

Panari i 22-të të Librit “Prishtina 2020” është pezulluar për një afat të pacaktuar.

Sipas njoftimit të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ky pezullim është bërë për shkak të gjendjes së pandemisë të koronavirusit.

“Panairi planifikohej të mbahej, si gjithnjë, javën e parë të muajit qershor. Nuk është anuluar tërësisht panairi, me shpresën se do të piqen kushtet që ngjarja kryesore e veprimtarisë së librit në Kosovë mund të mbahet në vjeshtë”, thuhet në njoftimin e tyre.