Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë njoftuat se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë të Jugut.
Ky vendim vjen pas kundërshtimeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, figura e të cilit është lidhur me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë edhe mundësinë për të përdorur situatën aktuale si mundësi që të adresohet hapur e kaluara përmes diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha komunitetet e rëndësishme”, thuhet në një njoftim të përbashkët të BE-së dhe UNDP-së.
Për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, ka pasur shumë reagime, në mesin e tyre edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde.
Xhafer Deva nga Mitrovica, njihet si bashkëpunëtor i ngushtë nazistëve gjerman gjatë Luftës së Dytë botërore.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Kulturës njoftoi për fillimin e restaurimeve të shtëpisë së Xhafer Devës. Shtëpia e Xhafer Devës është monument në mbrojtje të përkohshme./21Media
Lexo edhe:
KUSH ËSHTË ISH-MINISTRI QË REFUZOI TA ZHVENDOSTE KURORËN E SKËNDERBEUT NË ROMË…
ObserverKult