Aria Elize Bulliqi është vetëm 11 vjeçe por sukseset e saj nuk po kanë të ndalur. Aria, e cila rrugën e muzikës, e ka nisur që 5 vjeçe ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale në vend, rajon dhe garat evropiane derisa Kosovën e ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë dhe me shumë krenari.
Koncerti i parë i Arias ishte në ‘Spring Koncert’ në vitin 2021, ku u stolis me një mirënjohje. Po në të njëjtin vit, Aria vazhdoi me sukses në garat rajonale. Pianistja e vogël, Aria mori çmimin e I-rë absolut në Festivalin ‘Artisti i Ri’ në Tetovë si dhe vendin e III-të në Festivalin ‘Pianisti i Ri’ në Prizren dhe në ‘Ars Kosova’.
Sukses pas suksesi rrugëtimi i saj si pianiste vazhdon në shumë koncerte dhe festivale në Evropë. Në vitin 2022, ajo fitoi vendin e I-rë në Festivalin ‘Franz Listz’ në Spanjë, në një shtet që nuk e kishte njohur Kosovën.
Në të njëjtin vit, Aria mori pjesë edhe në garat rajonale. Ajo fitoi vendin e III-të në Festivalin ‘Tempo’ në Gjirokastër, vendin e II-të në festivalin ‘Epta’ në Tiranë dhe vendin e III-të në ‘Pjeter Daci’ në Shkodër.
Aria ka arritur shumë suksese edhe në garat ndërkombëtare. Kështu në Festivalin ‘Tiziano Rossetti’ në Lugano të Zvicrës, Aria fitoi vendin e II-të, duke treguar aftësitë e saja të jashtëzakonshme.
Pas këtyre arritjeve, ajo fitoi edhe mirënjohje në Ferizaj, në ‘Piano Festival’ dhe në ‘Spring Concert’, si dhe nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova”.
Aria nuk u ndalë, ajo po vazhdon të përfaqësojë Kosovën në gara dhe koncerte në Evropë. Në vitin 2023, në Angli, ajo u nderua me çmim në ‘Medici International Music Competition’ dhe ‘Amadeus International Music Awards’ në Gjenevë.
Gjithashtu mori pjesë në koncertin e ‘Danubia Talent’ në Budapest, ku edhe Ambasada e Kosovës e nderoi për pjesëmarrjen e saj.
Po ashtu ajo fitoi vendin e III-të dhe medaljen e bronztë në mesin e 250 shteteve në vitin 2023 Tallinn (European) Piano & Choral Olympic Competition në Estoni.
Vendin e III-të ajo e fitoi në ‘Great Piano Masters’ në Spanjë, derisa ka marrë edhe certifikata në koncerte të tjera.
Aria mori edhe certifikatë në koncertin në shkollën për Piano “Infinity Piano Studio”.
Krejt kjo punë e suksesshme ‘rrënjët’ i ka te puna, gjegjësisht te mësimet që ajo merr qysh prej moshës 5 vjeçare me mësuesen e saj, Agnesa Gërbeshi.
Krejt puna dhe angazhimi i mësueses është që Aria të prezentojë shtetin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Arritja më e madhe në këtë rrugëtim ishte vendi i I-rë në ‘Aegio International Piano Competition’ në Vjenë, Austri. Ajo do performoj në ‘Gala Koncertin’ më 21 mars 2024 ku do të mundohet të prezentoj Kosovën në mënyrën më dinjitoze.
ObserverKult
Lexo edhe:
DUMOSHI PRITI NË TAKIM PIANISTEN QË FITOI SHUMË ÇMIME NDËRKOMBËTARE GJATË 2020
Ministrja Vlora Dumoshi ka pritur në takim sot artisten e re Melisa Ibrahimi, pianiste e cila gjatë vitit 2020 ka fituar shumë çmime në garat ndërkombëtare për piano, që ajo ka marrë pjesë, si në Moskë të Rusisë, në Bavari të Gjermanisë, Itali, Beograd të Serbisë.
Me këtë rast, artistja Ibrahimi e njoftoi për përvojën e saj gjatë vitit që lamë pas, duke treguar për çmimin e parë që ajo ka fituar në muzikë klasike me piano, në Moskë të Rusisë, në garën “International Music Competition Moskow, Russia”, ku ka luajtur për 40 minuta Appassionata të Betovenit në një garë me 25 finalistë, garues nga e tërë bota.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult