Pianistja shqiptare me lot në sy: U ngjita në skenë ditën kur nëna ime pësoi hemoragji cerebrale

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, në një moment pianistja e njohur, Ingrid Pulizo ka shpërthyer në lot.

Ajo ka treguar çastin më të vështirë të jetës. Bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të nënës së saj, ku Pulizo u detyrua të dilte në skenë për shfaqje atë ditë.

Shumë e emocionuar, ajo u shpreh se i vjen keq për çdo minutë që ka neglizhuar për hir të artit dhe nuk ka qëndruar me prindërit.

“Mamaja ime është një nga momentet më të vështira. Është një shpatull… Ka qenë inspiruesja, ose nëse jam pianiste jam prej saj. I thosha: ‘Ç’më bëre në këtë zanat, orare pafund”.

Edhe më vjen keq për çdo minutë që unë kam neglizhuar për hir të artit, nënën dhe babain. Pavarësisht se u mundova shumë që të isha fëmija model, po më ndodhi gjëja më e vështirë në jetë.

Atë ditë që mamaja ime dha shpirt, unë duhet t’i jepja pianos. Ka qenë 5 nëntor, ishte një dramë muzikore e konceptuar ndryshe, bukur nga Olsa Toqi.

Ka qenë një nga momentet më të vështira. Edhe u detyrova të hipja në skenë dy net rresht.

Pikërisht atë ditë, në 5 nëntor, duke u gdhirë data 5, mamaja ime pëson një hemoragji cerebrale.

Kuptohet mes vrapit në ambulancë, në urgjenca dhe të gjitha, dha shpirt në mëngjes. Edhe unë kam vajtur në prova pa e ditur sopranoja dhe studentet e tjera.

E kishim ngjizur bashkë, nuk kisha kujt t’ia lija atë vepër se ishte vepër e re, nuk kishte kush të më zëvendësonte as në prova se ishte komplet material i ri i punuar nga unë dhe këngëtarët.

Forcën e mora nga Zoti, shpirti i mamit tim, si të thuash atë që deshi gjithë jetën, ma la amanet. Dua ta bëj një recital për të”, tha pianistja./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“SI U ARRATISA PËR NË SPANJË ME 100 DOLLARË NË XHEP”, HISTORIA E ISH-BALERINIT TË TKOB, TOMORR KOKONA

Një histori suksesi nga Londra me koreografin dhe këshilluesin e artistëve, Tomorr Kokona. Vendimi për t’u arratisur nga Shqipëria me 100 dollarë në xhep, rrugëtimi i vështirë dhe suksesi sot në Angli me hapjen e një Akademie Arti në kërkim të talenteve të reja.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte Tomorr Kokona, Konsulenti i biznesit dhe koreografi i njohur që jeton në Londër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult