
Në një truall të zbrazët
në rrënojat e ëndrrave dhe pijanecëve
fle një njeri
i plagosur nga lufta
i shtypur nga bollëku i diellit
ai gërhet gjatë natës
pantallonat e tij të lagura nga urina
dhe ëndrrat e fëmijërisë
Poezi për të varfrit
e shkruar në një metro
ose në një trotuar pranë Senës
Poezi që përkul natën
dhe puth yjet
shkon të pshurr në një rreze hëne
sytë i ka të purpurtë.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






