Pikaso: Çdo fëmijë është një artist. Çështja është që ai të mbetet i tillë edhe kur të rritet

Pablo Pikaso ishte një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të XX, është i famshëm për pikturat si “Guernica” dhe për lëvizjen e artit të njohur si Kubizëm.

Pikaso është i njohur, për diversitetin e stilit, sipas tij, puna e tij e larmishme është tregues i përkushtimit të tij për të vlerësuar objektivisht për secilën pjesë të formës dhe teknikës më të përshtatshme për të arritur efektin e tij të dëshiruar.

Sipas Pikasos, temat e ndryshme kërkojnë në mënyrë të pashmangshme metoda të ndryshme shprehjeje. Aftësia e Pikasos për të prodhuar vepra në një gamë të mahnitshme stilesh e bëri atë të respektohej mirë gjatë jetës së tij.

ObserverKult ua sjell disa thënie të bukura të Pablo Picassos:

Rinia nuk ka moshë.

Kompjuterat janë të kotë; dinë të japin vetëm përgjigje.

Piktura nuk shërben për të dekoruar banesat. Ajo është një armë mbrojtjeje e sulmi kundër armiqve.

Çdo fëmijë është një artist. Çështja është që ai të mbetet i tillë edhe kur të rritet.

Arti është gënjeshtra që na lejon të njohim të vërtetën.

E përgatiti: E. Berisha- ObserverKult


Lexo edhe:

SI HUMBI DHE KU U GJETË “DORA MAAR”, ‘MUZA’ E PABLO PIKASOS