
Filmi “Pikë uji” me regji të Robert Budinës do të marr pjesë në edicionin e 33-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Arizona.
Për skenarin dhe regjinë është përkujdesur Robert Budina, ndërkaq producente është Sabina Kodra. Në këtë film, janë përfshirë aktorët: Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu edhe Henri Topi.
Për filmin:
Është një triller emocionues që eksploron botën psikologjike të një nëne të fuqishme, e cila gjendet e detyruar të përballet me një sistem të pamëshirshëm manipulimi për të mbrojtur të birin. Filmi ngre pyetjen thelbësore: deri ku mund të shkojë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj?
ObserverKult
Lexo edhe:
U VENDOS, FILMI “PIKË UJI” PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË GARËN PËR OSCAR






