Pikëlluese: Ndërroi jetë- nuk arriti ta përurojë librin e saj të fundit

Meri Lalaj, nuk ia doli dot të përuronte të fundit libër të saj “Helena, Ismaili dhe unë” të sapobotuar...

U shua ditë më parë në moshën 79-vjeçare, shkrimtarja e përkthyesja e njohur. ajo ndërroi jetë për shkak të problemeve të rënda shëndetësore të shkaktuara nga C o vid-1 9. 

Nga ditari “Lasgushi në Poradec”, romani “Kapërcyell”, vëllimi poetik “Gjethe vjeshte”  e deri tek “Instituti Femnor Nana Mbretneshë”, ku ajo u shkollua, zonja e fjalës së ngrohtë ka lënë pas dhjetëra tituj. Në të cilat lëvroi në shkrim e përkthim qoftë romanin ashtu edhe poezinë.

Një zë intelektual aktiv, ku me penën e mprehtë trajtonte përmes artikujve problematika të ndryshme që preknin vendin. Veçmas ato që i përkasin artit e kulturës. 

Pak ditë më parë autorja kishte njoftuar, botimin e librit të saj të fundit me kujtime. Që shpalosin miqësinë e ngushtë që Lalaj ruante me çiftin Kadare, që në rini të tyre…

Mendonte, se pas daljes nga spitali në fund të muajit prill, problemet me C O vid ishin drejt fundit. E madje i shprehu publikisht mirënjohjen mjekëve të Spitalit Infektiv…

Ishte optimiste e entuziazmi i botimit të përfunduar e kish bërë të harronte periudhën e vështirë të shtrimit, por pasojat që kishte lënë virusi u shfaqën në mënyrë agresive, duke i bërë edhe bluzat e bardha të dorëzoheshin para sëmundjes së rëndë. 

E megjithatë ikja e Lalajt do të jetë vetëm fizike, ajo la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në fushën e letrave, por edhe në shembullin që dha në emancipimin e gruas, ku lirinë ja jepte formimi e shpirti i saj i pasur./shqiptarja.com


Lexo edhe:

LAMTUMIRË MERI LALAJ! NDËRRON JETË SHKRIMTARJA DHE PËRKTHYESJA E NJOHUR

Meri Lalaj, shkrimtarja e njohur shqiptare ka ndërruar jetë dje në Senatorium, nga pasojat e Covidit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU