Piktori ‘qëndis’ murin te “Uji i Ftohtë” në Vlorë me portretet e 5 figurave historike shqiptare

Piktori i muraleve, Bledar Çakalli ka realizuar një tjetër vepër arti. ‘Artisti i rrugëve’ që me talentin e tij ka zëvendësuar shkarravinat banale me portretet e heronjve kombëtarë që përçojnë historinë e vendit tonë, ka pikturuar në Vlorë 5 figura të njohura shqiptare.

Tek “Uji i ftohtë” në Vlorë, Bledari ka pikturuar në mur, Gjergj Kastriot Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Adem Jasharin, dhe Muharrem Rushitin e Çamërisë.

Për të realizuar këtë punë artistike, piktori Bledar, shkruan se ka pasur ndihmën e 3 shqiptarëve të njohur, brenda e jashtë vendit.

I pari që ka kontribuar që Bledari të kryejë këtë pikturë artistike në mur, ka qenë shqiptari i Amerikës, Angelo Bushi, i dyti ka qenë një shqiptar i Zvicrës i cili dëshiron që emri i tij të jetë jopublik dhe këngëtarja Aurela Gaçe./ populli.mk

ObserverKult


Lexo edhe:

NGA JERUSALEMI I ZANAFILLËS, TEK BERLINI I LUFTËS SË FTOHTË: QYTETET QË KANË BËRË HISTORINË E BOTËS

Që në agimin e kohëve, evolucioni i qendrave të mëdha urbane ka shoqëruar historinë e njerëzimit, duke shoqëruar herë pas here ngjitjen e këtij apo atij qytetërimi. Përgjatë shekujve, kanë marrë formë në këtë mënyrë disa ”qytete simbole” që, në periudha të caktuara dhe në zona gjeografike të caktuara, janë afirmuar si qendra botërore, në gjendje të përfaqësojnë një epokë të tërë, apo më saktë “një botë” të tërë (duke alternuar periudha të mëdha shkëlqimi me periudha të mëdha rënieje). Këta “qytete-botë” kanë kaluar stafetën nga shekulli në shekull, deri në lindjen e metropoleve moderne, vende trazirash dhe kontradiktash të mëdha shoqërore (të pranishme edhe në shumë qytete të lashta). 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult