Piktura brenda pikturës, pas restaurimit zbulohet Kupidi i fshehur

Gemäldegalerie Alte Meister” në Dresden, do të ekspozojë, për herë të parë, nga restaurimi që zbuloi figurën e Kupidit, pikturën e hollandezit Jan Vermeer, të titulluar: “Vajza që lexon letrën para dritares”.

Tabloja është një nga më të famshmet e artistit, me një figurë të vetme dhe do të shfaqet për publikun, nga 10 shtatori 2021 deri më 2 janar 2022.

Piktura u ble në Paris në vitin 1742 dhe u bë pjesë e koleksionit të zgjedhësit sakson, Frederick Augustus II. Prej asokohe, ajo ka qenë në “Gemäldegalerie Alte Meister” në Dresden.

Nga viti 2017 deri në 2021, vepra iu nënshtrua restaurimit në laboratorin e restaurimit të pikturave të Staatliche Kunstsammlungen për hetime të thelluara të kryera nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë. 

Gjatë restaurimit u zbulua një lyerje në murin e brendshëm të pasqyruar në pikturë, që nuk mund të ishte bërë nga Vermeer, por nga një dorë tjetër pas vdekjes së piktorit. Pas heqjes së bojës, u shfaq ikona e një Kupidi në këmbë, me një hark, shigjeta dhe dy maska ​​brenda një pikture në murin e pasmë të brendshëm. Një pikturë brenda një pikture. Në të njëjtën kohë, u hoqën edhe shtresat e tjera të vjetra të bojës, duke e paraqitur tablonë me ngjyrat e saj origjinale, çka hedh bazat për një interpretim të ri të të gjithë veprës së Vermeer.

Specialistët ngritën hipotezën, se ripikturimi është bërë nga vetë Vermeer, i cili, në këtë mënyrë do të kishte dashur të modifikonte rrënjësisht përbërjen e veprës së tij, pikturën me një subjekt mitologjik, duke e lënë kështu lexuesen në hapësirën e saj të vetmuar, transmeton ‘konica.al’

Ky pasqyrim i Kupidit, një “pikturë e vërtetë brenda një pikture”, hedh dritë mbi qëllimin e Vermeer në “Lexuesja në dritare”: shfaqja e dashurisë së vërtetë. Për Stephan Koja, drejtor i Gemäldegalerie, Kupidoni këtu nuk është pasqyrim “i dëshirës, ​​por i besnikërisë dhe sinqeritetit, që përbëjnë thelbin e dashurisë”. Kjo i lejon spektatorit të eksplorojë së fundmi brendësinë dhe psikologjinë e vajzës së re, deri atëherë të paarritshme dhe të zbutura qëllimisht nga autori i ripikturimit. Ky riinterpretim i “Lexueses në dritare”, një nga skenat e para të brendshme nga mjeshtri i Delft, na nxit ta konsiderojmë pikturën si një Vermeer të vërtetë “të ri” dhe, për këtë arsye, ta vendosim atë ndryshe në punën e artistit.

Ekspozita është një mundësi për ta vënë “Lexuesja në dritare” në dialog me nëntë piktura të tjera të artistit të lidhura me të, mes tyre: “Gruaja mbështetur në spinet”, nga Galeria Kombëtare në Londër dhe “Gruaja në blu duke lexuar një letër”, nga Rijksmuseum në Amsterdam.

“Gemäldegalerie Alte Meister” paraqet ekspozitën më të madhe të Vermeer-it, të mbajtur ndonjëherë në Gjermani: pikturat e piktorit të Delft do të shoqërohen me një përzgjedhje prej rreth pesëdhjetë veprash holandeze, nga gjysma e dytë e shekullit të shtatëmbëdhjetë nga artistët bashkëkohorë.

LEXO EDHE: Piktura që shfaqet për publikun pas gati 200 vjetëve