Piktura e Banksy, ku deputetët etiketohen si shimpanza, shitet 11,1 milionë euro

Një pikturë e Banksy-t është shitur në ankand në Londër për 11,1 milionë euro, një shifër rekord për artistin britanik më të njohur për pikturat e tij provokuese.

Bëhet fjalë për pikturën ”Devolved Parliament” që ironizon Dhomën e Komuneve, ku deputetët janë etiketuar si shimpanze.

Rekordi i mëparshëm për një vepër të Banksy i përkiste “Keep it Spotless”, që në vitin 2008 doli në ankand për Sotheby’s në Nju Jork për 1,8 milionë dollar.

“Sot bëmë histori”, komentoi spikeri i ankandit.