Piktura e famshme e “luftëtarit shqiptar” blihet për 300 mijë paund nga Serbia

Piktura e Paja Jovanoviçit “Pushimet e Bashibozukut”, e cila, siç njoftuan me pompozitet mediat, “u kthye në Serbi”, sepse Muzeu i Qytetit të Beogradit, me mbështetjen e shtetit, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Ministrisë së Financave, e bleu në një ankand në Sodeby’s të Londrës për 304,800 paund me të gjitha tarifat dhe taksat.

Të paktën kështu thuhet në katalogun e Muzeut Kombëtar në Beograd, ku nën riprodhimin e kësaj pikture të Jovanoviçit të titulluar atëherë “Luftëtari shqiptar” numër 16, në rubrikën e origjinës shkruhet se piktura ishte në Londër dhe Nju Jork.

Në katalog thuhet gjithashtu se kjo vepër ka shumë të ngjarë të jetë krijuar kur piktori ka qenë duke qëndruar në afërsi të Shkodrës.

“Një nga versionet e suksesshme të Jovanoviqit për një luftëtar tipik shqiptar të shekullit të 19-të, i cili në momente pushimi pushon me çaj, kafe ose erën dehëse të nargjiles para fushatave të ardhshme.

Fizionomi mahnitëse, tipare të mprehta të fytyrës, me kostume të pasura dhe pajisje të plota luftarake, dhe një pushkë tipike shqiptare, luftëtar, ndoshta komandanti i një batalioni të vogël, mund të ishte pikturuar në mesin e viteve tetëdhjetë të shek XIX kur Jovanoviqi qëndronte në zonën e Shkodrës në veri të Shqipërisë”, shkruan historiani i artit dhe këshilltari i Muzeut Kombëtar të Beogradit Petar Petrović në botimin me titull “Paja Jovanović: Katalog sistemik i veprave”, cituar nga Danas.

Këtu thuhet se fotografia figuron edhe me emrat “Një luftëtar arnaut”, “Sentinel pushues nga Shkodra”, “Shefi shqiptar”.

Kujtojmë se së fundmi me mbështetjen e shtetit Muzeu i Qytetit të Beogradit mori pjesë në ankandin në Sodebi dhe bleu pikturën “Pushimet e Bashibozukut”.

Drejtoresha e Muzeut të Qytetit të Beogradit, Jelena Medakoviq, tha për “Veçernje Novosti” se bëhet fjalë për një “vaj teknikisht të pa të metë në bord, me detaje të ekzekutuara jashtëzakonisht saktë, i cili shquhet për bukurinë e tij, që mund të kontribuojë shumë në vlerën e tij të koleksionit”.

Qëndrimi i Muzeut Kombëtar të Beogradit në lidhje me ankandin e pikturës së Paja Jovanoviqit në Sodeby është se ajo “pasqyron pa mëdyshje interesin për veprat e orientalistëve në mesin e koleksionistëve botërorë”.

“Piktura e piktorit tonë të nderuar Paja Jovanoviq ishte e njohur në literaturë edhe para ankandit, siç dëshmohet nga fakti se me titullin “Luftëtari shqiptar”, është botuar në vitin 2012 në botimin Paja Jovanović: Katalog sistematik i veprave.

Piktura që i përket periudhës së hershme të veprës së Paja Jovanoviqit, është krijuar në mesin e viteve tetëdhjetë të shekullit të 19-të, porositur nga galeristi londinez Henry Wallis. Është një paraqitje e një luftëtari të shekullit të 19-të e pikturuar në frymën e realizmit akademik”.

“Në çdo rast kur vepra e një prej artistëve tanë të respektuar ofrohet nga shtëpitë e ankandeve, ngjall një interes të madh dhe mjaft të pritshëm të profesionistëve vendas dhe publikut të gjerë”, thuhet më tej./dita
ObserverKult


Lexo edhe:

PIKTURA E FAMSHME E PICASSOS DEL NË ANKAND PRITET TË SHITET PËR KËTË SHUMË MARRAMENDËSE

Piktura e njohur e Pablo Piccasos “Femme à la montre”, portreti i muzës së tij dhe të dashurës, Marie-Thérèse Walter, do të shfaqet në Londër për herë të parë para se të dalë në ankand nga Sotheby’s New York në muajin e ardhshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult