Pikturat e tij shiten me vlera marramendëse: Vetëm 10 vjeç, e disa e quajnë “Pikaso i vogël”

Pikturat e stilit surrealist të 10-vjeçarit, Andres Valencia, shiten për shuma mbi 150.000 dollarë. Është e rrallë që dikush kaq në këtë moshë të ketë kaq shumë sukses.

Andres Valencian, 10-vjeç, disa e quajnë “Pikaso i vogël”. Pikturat e tij të stilit surrealist janë blerë nga koleksionistë të mëdhenj.

Pikturat e tij shiten me vlera marramendëse. Vetëm 10 vjeç, ka

Një nga pikturat u shit për 159,000 dollarë në një ankand në Hong Kong, ndërsa një tjetër për 230,000 dollarë në një gala bamirësie në Itali. Deri tani, ai ka fituar më shumë se 300,000 dollarë.

Nëna e Andres, Elsa, thotë se disa prej tyre i janë dhuruar grupit bamirës të AIDS-it amfAR dhe shoqatës së bamirësisë për fëmijë Box of Hope.

Pikturat e tij shiten me vlera marramendëse. Vetëm 10 vjeç, ka

Është e rrallë që dikush në këtë moshë kaq të vogël të ketë kaq shumë sukses.

Pikturat e tij shiten me vlera marramendëse. Vetëm 10 vjeç, ka

Andres thotë që njerëzit nuk duhet t’i nënvlerësojnë fëmijët: “Nëse shohin një fëmijë duke bërë skica në letër, shumë njerëzve nuk do t’u mbushej mendja ti vendosnin ato nëpër galeri arti. Ndonjëherë të rriturit thjesht nuk kuptojnë .”/DW


Lexo edhe:

FOTO E RRALLË: JA CILA ISHTE KAFENEJA KU RRININ ELITA E VITEVE ’30-TË NË TIRANË

Kafe Kursal, një nga kafe-restorantet më të njohura të gjysmës së parë të shek. XX në Tiranë. Emrin e kishte marrë nga klinikat kurative të Evropës veriore.


Kafe “Kursal” ishte një ishull evropian i Tiranës së viteve ’30, si për nga arkitektura e arredimi, po edhe për shërbimin e lartë.

Ndodhej aty ku kryqëzohen rruga e Durrësit dhe e Kavajës, pranë ish-Parlamentit (sot Teatri i Kukullave).

Emri i kafenesë nuk na thotë asgjë në shqip. Por po të mendohemi pak, Kursal gjen gjegjësinë e vet “kuursaal” të gjermanishtes, që në Evropën veriore përdoret për banjat termale dhe mjediset kurative lidhur me to…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU