Një treg i zi, një stendë në bregdet apo një shitës ambulant që ju ofron libra falsë mund t’ju kalojë përballë. Po si ta njohim një libër fals nga një tjetër, ky është një nga shqetësimet që kanë botuesit, ata që e paguajnë më së shumti barrën e mbetjes së veprave në magazina.
Ndaj edhe janë bërë bashkë në një tryezë për të diskutuar ku dhe si po abuzohet, jo vetëm me ta, por edhe me autorët, përkthyesit, shtetin dhe rregullat që duhen ndjekur brenda dhe përtej kufijve, transmeton ‘a2news.com’.
Inspektoriati i mbikëqyrjes së tregut në këtë takim tha se po përpiqet, por ai nuk është hallka e vetme që piratëria e librit të marrë fund.
Ndaj para se të blini një libër sigurohuni që në faqen 4 të lexoni mbi të drejtat e autorit dhe emrat e gjithë ekipit që punon për të. Kështu do të vlerësoni jo vetëm ata që punojnë, por edhe blerja juaj do të ketë më shumë vlerë.