Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të Parashqevi Simakut

Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.

Është vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj.

Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.

Të drejtat e këngës duket se tashmë po i menaxhon kompania “FOLÉ”. Pirro Çako është kompozitori i kësaj kënge me tekst të poetit të ndjerë Agim Doçi./indeksonline

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA ANGAZHON TAULANT BALLËN PËR T’I ARDHUR NË NDIHMË PARASHQEVI SIMAKUT