Placido Domingo dhe Ermonela Jaho, të ftuar specialë në inaugurimin e TKOB

Placido Domingo dhe Ermonela Jaho do të jenë të ftuar specialë në inaugurimin e Teatrit të Operas dhe Baletit më 15 shtator. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, dhe drejtoresha Zana Çela në një konferencë për mediat ku po jep edhe detaje për eventin.

Merret vesh se Ramë Lahaj dhe Gëzim Myshketa ende nuk e kanë konfirmuar prezencën ndërsa Saimir Pirgu nuk do të jetë i pranishëm pasi është i angazhuar në Londër.

Prezente nuk do të jetë në këtë mbrëmje gala as Inva Mula./abcnews.al

LEXO EDHE: Placido Domingo jep dorëheqje pas akuzave për ngacmime seksuale