
Nuk është e lehtë të plakesh,
duhet mësuar të ecësh më ngadalë,
e t’i thuash lamtumirë asaj çfarë ishe
e të përshëndetësh atë çfarë je.
Është e vështirë kjo mbushje vitesh,
të pranosh fytyrën tënde tjetër
e të mbash me kreni trupin tënd tani,
e të çlirohesh nga turpi
i paragjykimeve dhe i frikës
që sjellin vitet.
Duhet lënë të ndodhë
Ajo që po ndodh,
e të ikë ajo që po ikën,
e të mbesë ajo që po mbetet.
Jo, nuk është e lehtë të bëhemi pleq,
duhet mësuar të mos presim gjë prej askujt,
të ecim vetëm, të zgjohemi vetëm
e të mos nënshtrohemi çdo mëngjes,
nga njeriu që na sheh në pasqyrë,
e të pranojmë se gjithçka mbaron,
edhe jeta,
e të dimë t’i themi lamtumirë asaj që po ikën
e të kujtojmë atë që tashmë ka ikur,
të qajmë deri në shterim,
deri sa të thahemi përbrenda,
që të rrisim buzëqeshje të reja,
të tjera iluzione e dëshira të reja.
Në shqip: Zija Vukaj
ObserverKult






