“Plaku dhe Deti”, romani me të cilin Heminguej fitoi çmimin “Pulitzer”

Nga Leonard Veizi

Më 4 maj të vitit 1953, Ernest Heminguej fiton Çmimin Pulitzer për romanin “Plaku dhe Deti”. Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway përfundon librin “Plaku dhe Deti” dhe e cilëson atë si romanin më të mirë që ka shkruar ndonjëherë. Ernest Hemingueji mbetet shkrimtari tipik i atij rrethi që u cilësua si “Lost Generation” i cili është një nocion me të cilin kuptohen grupi i shkrimtarëve amerikanë të viteve 1920. Por ky term i shkruar nga vetë Hemingueji, u përdor gjithashtu për t’iu referuar në përgjithësi gjeneratës së pas Luftës së Parë Botërore. Ai është cilësuar dhe si një prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore.

Për t’u futur në botën e tij të gjerë, universale e me aq shumë detaje jetësore, m’u desh të gjeja një derë të vogël. Dhe fillimisht mendova se ndoshta nuk ishte kjo zgjedhja e duhur, por ja që ashtu ndodhi. Më ra në dorë një roman, apo një libërth mund të them, të cilin e mora lehtësisht për ta lexuar, por për ta dorëzuar vetëm 18 orë në vonë në dorën e të zotit, që pa dyshim e kishte me shumë merak.

Dhe meqenëse nuk doja t’i sakrifikoja pasditet e mia rinore të kapardisjes e gjezdisjeve nëpër bulevardin e madh të Tiranës, apo në kafenenë e sipërme të Pallatit të Kulturës, mendoja se do të ishte më e lehtë të shtrohesha për lexim pas orës 22.30 të natës, kur përfundonte transmetimi i lajmeve të fundit nga TVSH dhe kur gjithçka binte në qetësi si me magji…

…“Plaku dhe deti” i shkruar nga Ernest Heminguej ishte një botim vetëm prej 70 faqesh nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Jo ndonjë gjë e madhe për t’u lexuar brenda një harku kohor të shkurtër. Por ç’është e vërteta, nuk sakrifikova vetëm ca orë gjumi nga të pasmesnatës, për t’i shkuar deri në fund aventurës së plakut Santiago, që vërtitej prej 84 ditësh për të kapur ndonjë peshk nëpër rrjedhën e Gjirit, në veri të brigjeve kubaneze.

U desh më shumë se aq, gati deri në të aguar, për ta rimarrë librin nga fillimi e për të rilexuar disa pjesë që nuk më shqiteshin nga mendja. Sepse plaku Santiago vetëm në ditën e 85 të peshkimit të tij heroik arriti të kapte një peshk, i cili nuk hynte në familjen e merlucëve dhe as i llojit barbun nuk ishte, por një peshk i tipit “marlin” i madh e me hundën si ushtë, aq sa nuk e zinte dot varka e tij. Dhe për këtë arsye ai e lidhi anash saj për ta transportuar deri në breg.

Aventura e pabesueshme e këtij detari kuban, nuk ishte aspak si aventurat e Zhyl Vernit dhe as si ato të shkruara nga Mark Tuen. Ajo kishte të bënte me mbijetesën, me luftën ndaj një qenieje të respektueshme, siç thotë vetë plaku Santiago, por që duhet ta vriste për shkak të kësaj mbijetese. Dhe pas kësaj sfide të jashtëzakonshme, përleshja bëhet edhe më e ashpër, kur po për mbijetesë, peshkaqenët arrijnë ta ndajnë në copa të gjithë trofeun e tij për të lenë përbri varkës vetëm skeletin e një qenieje, i cili disa orë më parë kishte qenë një peshk shtizë.

Kur përfundova së lexuari këtë vepër të mrekullueshme, për shkak të intensitetit të ngjarjes dhe përshkrimit voluminoz, m’u duk sikur kisha lexuar 300, ndoshta 400 faqe të gjata dhe jo vetëm 70 të tilla.

Jeta

Sot Ernest Hemingueji m’u kujtua sërish, sepse më 4 maj 1953, ai fitoi Çmimin Pulitzer me romanin “Plaku dhe deti”. Heminguej  u lind 123 vite më parë në Ouk Park të Shteteve të Bashkuara, që ishte një periferi e Çikagos. Më pas ai do të kthehej në simbolin e shkrimtarëve të “brezit të humbur”.

Ernest Heminguej mbetet një shkrimtar i mahnitshëm. Ndërsa jeta e tij ka qenë po aq shumë intensive. Sepse vetëm ai, siç thotë dhe studiuesi i njohur Xhevat Lloshi, ishte: shkrimtar, hero lufte, korrespondent i luftës, i çatdhesuar, gjuetari i luanëve, peshkatari legjendar, pijetari, figura tragjike, personaliteti imponues.

Në jetëshkrimin e tij thuhet se Hemingueji nuk ndoqi studime universitare dhe nuk kreu ndonjë fakultet, por me të mbaruar shkollën e mesme, më 1917 u punësua si reporter në gazetën “Kansas City Star”. Më pas ka punuar dhe si shofer i një ambulance pranë “Kryqit të Kuq”. Gjatë Luftës së Parë Botërore mori rrugën për në Itali dhe në maj viti 1918 iu bashkëngjit ekspeditave luftarake.

Në qershor të po atij viti u plagos nga një granatë e austriake dhe humbi vetëdijen për pak kohë. Në janar të viti 1919 kthehet në vendlindje. Pas kësaj Hemingueji rinis sërish punën e tij si gazetar. Në vitin 1920 nis të shkruajë për gazetën “Toronto Star VVeekly” Pasi u martua për herë të parë në vitin 1921 u bë korrespondent i “Toronto Star VVeekly” për Evropën.

Me romanin “Dhe dielli lind përsëri” mori famë ndërkombëtare letrare. Këtu pasqyron jetën e brezit të humbur pas Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1929 boti veprën “Lamtumirë armë”.

Në fillim të vitit 1937 shpërthen lufta civile në Spanjë. Hemingueji niset për në Gadishullin Iberik nga i duhej të raportonte për “North American Nevvspaper Alliance”.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore sërish u gjend në Evropë ku i duhej të shkruante për luftën nga Parisi. Për një kohë raportoi edhe nga fronti kinez. Më pas u atashua si reporteri zyrtar i Armatës së Parë të ushtrisë amerikane. Në mars 1946 kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë fama e tij si shkrimtar u bë edhe më e madhe. Për romanin “Plaku dhe deti” mori çmimin amerikan për letërsi “Pulitzer”. Më 28 tetor 1954 mori çmimin “Nobel”.

Vetëvrasja

Në 1957 Hemingueji filloi të vuante nga depresioni i rëndë. Shkrimtarin e madh nisën ta sundojnë idetë mbi vetëvrasjen. Paranoja të ndryshme, të përcjella me depresion u bënë pjesë e pandarë e jetës së tij të mëpasme. Më 2 korrik 1961, vetëm pak ditë para se të mbushte 62 vjeç, u vetëvra para hyrjes së shtëpisë së vet në Keçum (Ketchum).

Në mëngjesin e së dielës në 2 korrik, Maria, bashkëshortja e tij e katërt, u zgjua nga një goditje e fortë. Ernest Hemingeji kishte qëlluar veten duke vendosur grykën e pushkës në gojë. Lajmi tragjik kishte marrë dhenë sakaq. Pas tri ditë nderimesh, funerali u krye në kishën e vogël të “Zonjës së dëborës”, në prani të tre fëmijëve dhe disa miqve të ngushtë. Trupi i tij u varros në varrezat Ketchum në Idaho.

Kritika

Dy kundërvëniet e “Plaku dhe deti”

“Plaku dhe deti” është një roman e shkruar nga shkrimtari në vitin 1951 në Kubë, dhe botuar në vitin 1952. Ishte vepra e fundit madhore fiksion e prodhuar nga ai dhe botuar gjatë gjalljes së tij.

Vepra rrotullohet rreth Santiagos, një peshkatar i moshuar që përpiqet të kapi një peshk Marlin. Kritika thotë se kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: Plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, atë fuqi të pambarueshme. Personazhi kryesor Santiago është përzierje e vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot zhgënjim e pabesi.

Santiago lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar. Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore: trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda. Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe natyrës por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta.

Njeriu plaket ndërsa natyra mbetet po e njëjtë, deti mbetet po i pamase dhe i pabesë. Në qendër te veprës “Plaku dhe Deti” është plaku Santiago, një peshkatar i zoti. Ndërsa Santiago vazhdon udhëtimin e tij per tu kthyer në breg, peshkaqenët janë të tërhequr në gjurmët e gjakut të lëna nga Marlin në ujë. Ai pa një peshkaqen te madh Mako, dhe Santiago e vret me fuzhnjen e tij, duke humbur armen në këtë proces.

Ai bën një fuzhnjë te re nga leukoplasti me thikën e tij dhe me fund të rrem për të ndihmuar të shmangjen e nje linje tjetër peshkaqenësh, në total, janë vrarë pesë peshkaqenë dhe shumë të tjerë janë shtyrë larg. Por peshkaqenët të mbetur vijnë, dhe ne mbrëmje peshkaqenë i gllabërojnë pothuajse tërë trupin e pajetë të Marlin-së, duke lënë një skelet të përbërë kryesisht nga shtylla kurrizore e saj, bishtin e saj dhe kokën e tij.

Së fundi duke arritur në breg para agimit në ditën e ardhshme, Santiago lufton në rrugën për në kasollen e tij, duke mbajtur nje shtyllë të rëndë mbi shpatullat e tij. Pastaj, në shtëpi, ai shtrihet mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë

ObserverKult

———————–

LEXO EDHE:

Paradokset e shumta të Ernest Heminguejt

———

Lexo edhe:

EDMOND TUPJA: JETËN TA KUSHTOJ TY, GESI IM LULEBORE…

Unë vdes atje ku dhëmbëzohet dhembja jote,
Unë shpërbëhem atje ku rënkimi yt rrëmon,
Ti je më i dënuari në dallgët e kësaj bote,
Në shpirtin tim ti je më e dhembshura jehonë.

Në thelb të buzëqeshjes sate rilind unë i lumtur
Pastaj këndellem në rrezet e tua krejt i nderë
Fitoj sërish gjithçka ndër shekuj kisha humbur
Por pa ty rrokullisem i rrënuar në humnerë.

Çdo ditë me ty mësoj si të të kuptoj më drejt,
Çdo orë larg teje tkurrem e vuaj si zemër fajtore,
Ti më bën më të mirë, më të pastër se një shenjt’
Dhe unë jetën ta kushtoj ty, Gesi im lulebore.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZHAK PREVER: BARBARA

A e sjell në kujtesë Barbara
Atë shi që gjithë ditën rigoi në Brest
Ti kaloje e qeshur
Në dallgëdi me flokë të qullur
Harlisur në shi
Gjithë ditën rigoi shi atë ditë në Brest
Kur u gjenda përballë teje në Siam Strit
Ti ishe e qeshur
Dhe unë gjithashtu
Të kujtohet Barbara
Qemë dy të panjohur
Edhe unë – edhe ti
Kujtoje
Kujtoje atë ditë që më ngriu në kujtesë
Mos e harro

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult