Dioksidi i karbonit dhe metani janë zbuluar në atmosferën e ekzoplanetit të titulluar K2-18 b, i cili është 8 herë më i madh se toka. Prania e këtyre elementëve në K2-19 b, e bën ekzoplanetin një botë potencialisht të jetueshme.
Zbulimi novator i NASA-s e përfshin K2-18 b në një klase unike të ekzoplaneteve të njohur si planetët “Hycean”, të cilët posedojnë atmosfera të pasura me hidrogjen dhe sipërfaqe të mbuluara me ujë, duke i bërë ata kandidatë për jetë.
Vëzhgimet u bënë të mundura falë teleskopit Hapësinor “Hubble” të NASA-s.
Këta ekzoplanetë, me përmasa midis Tokës dhe Neptunit, nuk gjenden në sistemin tonë diellor, duke i bërë karakteristikat e tyre një objekt debati aktiv midis shkencëtarëve.
Nikku Madhusudhan, një astronom në Universitetin e Kembrixhit dhe autori kryesor i studimit, tha: “Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e konsiderimit të mjediseve të ndryshme ku mund të zhvillohet një botë tjetër”.
“Tradicionalisht, kërkimi i jetës në ekzoplanete është fokusuar kryesisht në planetë më të vegjël shkëmborë, por planetët më të mëdhenj të Hycean janë dukshëm më të favorizuar për zhvillimin e jetës”, tha ai.
Prania e sasisë së madhe të metanit dhe dioksidit të karbonit, shoqëruar me mungesën e amoniakut, sugjeron se K2-18 b përmban një atmosferë të pasur me hidrogjen mbi një oqean të mundshëm uji, thanë shkencëtarët.
Astronomët thanë se vëzhgimet fillestare të teleskopit lanë të kuptohet gjithashtu për praninë e sulfidit dimetil (DMS), një molekulë e lidhur kryesisht me jetën mikrobike si fitoplanktoni detar në Tokë, duke sugjeruar mundësinë e aktivitetit biologjik në K2-18 b.
Por Madhusudhan vuri në dukje se “duhen më shumë vëzhgime për të përcaktuar nëse është në fakt DMS ajo që shkencëtarët kanë vërejtur”. / euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ZBULOHET UJI MË I VJETËR I PLANETIT, 1.6 MILIARDË VITE I FSHEHUR MES SHKËMBINJVE
Uji më i vjetër në botë është zbuluar nga studiuesit në Kanada.
Një kërkim 17-vjeçar në minierën “Kidd Creek Mine “të Ontario zbuloi lëngun që ishte bllokuar midis shkëmbinjve për 1.6 miliardë vjet, sipas ekipit në Universitetin e Torontos.
Pasi vizituan për herë të parë “Kidd Creek” në 1992, gjeologia Barbara Sherwood Lollar dhe kolegët e saj do të ktheheshin në vend shumë herë gjatë viteve, në kërkim të ujit të bllokuar brenda shkëmbinjve të zonës së vjetër të minierave.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
JANIS RICOS: KUR TI MUNGON, NUK DI KU JAM…
Poezi nga Janis Ricos
Kur ti mungon, nuk di ku jam. Shtëpia boshatiset.
Perdet valëviten jashtë dritareve. Çelësa mbi tavolinë.
Përtokë,valixhe hapur nga udhëtime të shkuara,
me kostumet e çuditshme
të një trupe teatrore, që dikur triumfonte, por më pas u shpërbë;
protagonistja e bukur vrau veten një natë mbi skenë.
Kur ti mungon,
ushtarë rendin nëpër rrugë; gra ulërasin;
oshëtijnë artileritë e rënda; uturijnë sirenat;
kalojnë ambulancat, ndalojnë; infermierët veshur me të bardha
mbledhin të plagosurit nga asfalti, më marrin edhe mua,
më transportojnë drejt një spitali të bardhë borë, pa krevate;
mbyll sytë si fëmijë i rrethuar nga një e bardhë e rrezikshme.
Një infermiere
është ende në kopsht, përbri shatërvanit; përkulet të mbledhë
ca lule të bardha që rrëzoi era nga pemët e akacieve. Dhe ja,
hapet dera;
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult