Platformë për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës

Është publikuar së fundmi platforma Janjeva Tourism, një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural. Kjo platformë ka për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.

Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), derisa për zhvillimin e saj janë angazhuar ekspert të fushës dhe persona të të gjitha komuniteteve në rajonin e Janjevës.

Të dhënat në këtë platformë të siguruara nga terreni janë ndarë në tri kategori.

“Të dhënat e paraqitura në platformë janë siguruar përmes vizitave në mbi 60 pika/lokacione atraktive të këtij rajoni dhe janë të ndara në tri kategori kryesore: pasuri kulturore, pasuri natyrore dhe shërbime”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, projekti i zbatuar nga ‘EC Ma Ndryshe’ është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitës për ringjalljen ekonomike të Janjevës” që financohet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkimi Evropian në Kosovë . Ndërsa implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

ObserverKult


naim frashëri:

Lexo edhe:

NAIM FRASHËRI: SHOKË KEMI NË MESIN TONË TRADHËTORË…

Shokë, kemi në mest tënë
Shum’ armik’ e tradhëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s’kanë gjë në dorë.

Harruanë mëmëdhenë
Dh’ e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qoftë thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr’ e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!

Buk’ e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt’ armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç’është kjo e madhe punë!

Fajn’ e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult