Po dëgjoj çka s’kam dëgjuar e po shoh çka s’kam parë kurrë n’jetë!

shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

Po dëgjoj çka s’kam dëgjuar, anekdotë popullore

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukuritë e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit.



        Një plak ishte ulur buzë rrugës dhe po shikonte kalimtarët e rastit që po kalonin aty pari. Dy mezo burra, tek po kalonin andej e përshëndesin plakun dhe u ulën pak pranë tij. E  ndezën nga një duhan dhe njëri nga ta po e pyet plakun:
        -Mixhë, a je lodhur, a si po ia kalon?
        Plaku i mbetur vetëm po i shikon e nuk po iu përgjigjet fare!
        Tjetri, po i thotë, shokut të vet:
        -Po ti lëre he burrë, a nuk e sheh se e paskan lënë veshtë.
        Ai, prapë po i thotë:
        -Mixhë, a po dëgjon, a po sheh?...
        -Po, mor bijtë e mi - ua ktheu plaku:
  -Po dëgjoi çka nuk kam dëgjuar, dhe po shoh çka nuk kam parë, kurrë më parë në jetën time!

ObserverKult

===================

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO FLET PËR XHON BELUSHIN: “E ËMA HYRI FSHEHTAS NË SHQIPËRI, MORI CA DHE NGA TRUALLI E IA ÇOI TE VARRI NË SHBA!”