Po gërmonin në kërkim të thesarit, çuditen kur zbulojnë se ç‘kishte brenda arkës së Perandorisë Osmane

Në mediat sociale është kthyer në një trend tashmë që të rinjtë vihen në kërkim të thesareve, kërkime të cilat i filmojnë dhe i postojnë edhe në rrjetet sociale.

I tillë ishte rasti i një të reje nga Turqia, e cila ishte duke filmuar me kamerën e saj momentin kur ekskavatori ishte duke gërmuar në kërkim të një thesari të mundshëm diku pranë zonës ku banon.

Por, nga gropa e hapur doli diçka krejt tjetër. Ndoshta edhe më e pasur se ndonjë thesar.

Bëhej fjalë për një arkë të kohës së Perandorisë Osmane, në të cilën u gjet brenda një armë, hekur qymyrguri dhe disa bizhuteri.

Të gjitha ishin të futura brenda valixhes së pajës. Kjo mendohet se i përkiste një vajze të re të asaj kohe, në prag martese. / a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

31 MAJ 1871, ÇFARË ISHTE TAKSA E KARANTINËS QË VENDOSI PERANDORIA OSMANE

Shqipëria është përballur disa herë më epidemi, kryesisht murtaje dhe kolere.

E në këtë kushte, ka aplikuar edhe karantinën si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Madje, për rreth 50 vite në pikat kufitare të Shqipërisë paguhej edhe Taksa e Karantinës. Kjo u merrej udhëtarëve, anijeve dhe paguhej edhe për mallrat.

Bashkë me këtë taksë, paguhej edhe taksa tjetër që njihej si Taksa Veterinare që merrej për kafshët dhe produktet e tyre.

Ekzistencën e kësaj takse e përmend Haxhi Shkoza te “Financat e Shqipnis’” ku evidenton se ajo erdhi në Shqipëri.

Kjo si rrjedhojë e masave që u aplikuan në të gjithë Perandorinë Osmane, ku vendi ynë bën pjesë.

“Taksa e karantinës është marrë në bazë të ligjit të datës 31 maj 1871 nga Administrata e Karantinës duke nxjerrë dhe shpenzuar vetë pa qenë paraparë në buxhetet e shtetit.

Kjo taksë quhej dikur “Taksë Shëndetësije Personale” dhe merrej prej udhëtarëve, anijeve e sendeve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult