Poezi nga Dritëro Agolli
Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.
Ku vete s’e di, veç s’dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR DRITËRO AGOLLI TREGONTE SE “ÇFARË E BËNTE TË QESHTE MË SHUMË…”
E bija e Dritëro Agolli, Elona Agolli, na sjell vazhdimisht poezi, shkrime dhe pjesë të shkëputura nga intervista që poeti ynë i njohur i kishte dhënë për medie të ndryshme.
Në postimin e saj të fundit në Facebook ajo na solli pyetjen që ishte bërë Dritëroit se “Ç’ju bën për të qeshur më shumë?” dhe përgjigjen e tij:
Postimi i plotë:
Pyetje-përgjigje nga Dritëro …
Pyetje: Ç’ju bën për të qeshur më shumë?
Dritëro: Në jetë më ka bërë për të qeshur vetëmburrja e njeriut. Aty njeriu më duket më qesharak se kurrë. Ky njeri, që nuk i njeh zotësitë e tij, por i bën gjëra të tijat ato që s’i ka, shfaqet grotesk e të shkrin gazit.
Në këtë pozitë i shoh shpesh edhe qeveritarët nëpër konferenca shtypi, edhe politikanët e sidomos deputetët, që përtypin çamçakëz duke lëvizur nofullat përmbi kollaret si gjuhë viçi. Për shembull, fushata elektorale më duket jo rrallë si sezon karnavalesh.
Gjatë tyre, njerëz krejt ordinerë, hipin nëpër podiume dhe, me gjuhë politikanësh ngrenë zërin: ”Unë do të bëj këtë dhe atë. Do t’ju sjell 11 lloje buke, do t’ua qëndis tavanet me abazhure me motive kombëtare…”
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU