Duke ndjekur pulat që po i zhdukeshin në bodrum, burri gjen qytetin nëntokësor

Një pronar shtëpie në Turqi duke ndjekur pulat e tij hasi në një qytet të braktisur nëntokësor turk që dikur strehonte 20,000 njerëz.

Burri vuri re se pulat  e tij po zhdukeshin sapo futeshin në bodrumin e shtëpisë. Pasi çau murin atje ai pa një tunel që rezultoi të ishte qyteti nëntokësor antik Elengubu, i njohur sot si Derinkuyu.

Brenda qytetit nëntokësor hyrjet e të cilit lidhen me më shumë se 600 shtëpi private në rajonin modern, të nivelit sipërfaqësor të Kapadokisë studiuesit gjetën 18 nivele tunelesh që përmbanin banesa, magazina të ushqimit të thatë, stalla bagëtish, shkolla, kantina vere dhe madje edhe një kishëz.

Qyteti ishte i pajisur edhe me një sistem ajrimi që furnizonte banorët e tij me ajër të pastër dhe ujë.

Data e saktë e ndërtimit të qytetit mbresëlënës mbetet e kontestuar, por shkrimet e lashta që datojnë në 370 para Krishtit tregojnë se Derinkuyu ekzistonte.

Qyteti ka të ngjarë të jetë përdorur fillimisht për të ruajtur mallra, por më pas u përdor si një bunker për të shpëtuar nga pushtuesit e huaj.

Ky qytet antik është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1985 dhe është i hapur për vizitorët, megjithëse këta të fundit mund ta eksplorojnë në hapësira të kufizuara.

Cappadocia ka një sërë banesash nëntokësore dhe terreni i saj është kryesisht me shkëmbinj.

Sipas Departamentit të Kulturës të Turqisë, qyteti nëntokësor u ndërtua nga Frigjianët në shekujt 8-7 para Krishtit dhe është përdorur asokohe si një vend ku njerëzit fshiheshin prej pushtuesve apo konflikteve.

Banorët e saj ishin në gjendje të mbijetonin nën tokë për muaj të tërë. Në kulmin e saj, ajo ishte shtëpia e 20,000 njerëzve.

Megjithatë, në vitet 1920, qyteti u braktis nga grekët kapadokianë kur ata u larguan në Greqi gjatë Luftës Greko-Turke. Pasi qyteti u rizbulua në vitet 1960, ekskavatorët gjetën dhoma që shërbenin për qëllime të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen e ushqimit, prodhimin e verës, shtypjen e vajit etj.

Ata zbuluan gjithashtu një kishë të vogël dhe një shkollë fetare.

Kur qyteti ishte i banuar, bagëtitë mbaheshin në kate më afër sipërfaqes, në mënyrë që erërat dhe gazrat e tyre të mos preknin banesat më të ulëta. Një pus siguronte ujë të pastër dhe boshtet e ventilimit lejonin që ajri i pastër të qarkullonte midis dhomave dhe kateve. Kishte gjithashtu dyer të mëdha guri në çdo kat.

Sot, Derinkuyu, i cili tani është qyteti më i madh nëntokësor në Turqi është i hapur për vizitorët.

ObserverKult


Lexo edhe:

TURQIA KTHEN MOMUMENTET NË XHAMI/UNESCO E ALARMUAR: MOS BËNI NDRYSHME TË TJERA RADIKALE

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s lëshoi një deklaratë në lidhje me vendimin e Turqisë. Kjo për t’i kthyer monumentet botërore të Hagia Sophia dhe Manastirin e Chora në xhami.

Komiteti, duke u takuar për sesionin e 44-të në internet nga Kina, gjithashtu shprehu keqardhje.

Qeveria e Turqisë injoroi thirrjet e përsëritura nga UNESCO. Kjo për të vëzhguar udhëzimet e organizatës mbi monumentet e trashëgimisë botërore.

Gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për pasojat e këtyre vendimeve mbi natyrën globale të monumenteve. I bëri thirrje Turqisë të zbulojë qëllimet e saj. Dhe të bashkohet në dialog përpara çdo ndryshimi tjetër radikal.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult