Aktorja e njohur Ema Andrea në një lidhje me Skype me News 24 flet nga karantina, ku ndodhet prej disa ditësh.
Ajo thotë se situata që po përjetojnë shqiptarët është ankthioze, por vetë ajo po shijon shtëpinë. “Kam kohë të merrem me veten”,- thotë Andrea.
“Ka njerëz që janë ende të pandërgjegjshëm se nuk e dinë nga të vjen, mu duk e rrezikshme mënyra se si po lëviznin njerëzit në ditët e para të karantinimit, pasi kishte dyndje të mëdha, ndaj edhe bëra një status. Por jam e mendimit që masat le të jenë të ashpra, janë për të mirën tonë pasi ne si popull nuk e kemi mentalitetin e disiplinës. Ne këtë mentalitet kemi, po të ketë diell dalim”.
E nga karantina, Andrea thotë se i mungojnë studentët. “Më mungojnë studentët, pjesa teorike nuk iu ka munguar nga ana e mësimeve, por pjesa praktike po, është e pamundur në këto kushte”,- vijoi ajo.