Po presim dije, nga njerëzit e padijshëm, ata nuk janë normalë, por as ne jo…

Nga Lis Bukuroca

Po presim dije, nga njerëzit e padijshëm!
Po presim shtet të së drejtës nga njerëz të padrejtë!
Po presim arsimtarë të mirë nga fakultete të këqija!
Po presim rezultate, na ofrohet seks me nxënëse!
Po presim dije, kërkohen rritje të pagave për përhapjen e mosdijes!
Po presim përmirësim të mirëqenies, nga zemërgjerësia dhe mëshira e hajnave.
Po presim humanizëm, ofrohet aborti!
Po presim moral, nga njerëzit e pamoralshëm!
Po presim barazi, nga njerëzit që diskriminojnë në shtëpi!
Po presim ruajtjen e kufijve nga ata, që pa u ulur mirë në karrige, rritën rrogat vetes.
Po presim ruajtjen e integriteti të vendit, nga ata që dorëzuan Çakorrin ende pa u ulur mirë në karrige.
Po presim dashuri ndaj Kosovës, nga qeveria me 100 ministra e zëvendës dhe mbi 300 këshilltarë!
Po presim nëpunës me dinjitet, nga pushteti i padinjitetshëm!Po presim shtet normal, nga njerëz jo normal!
Nëse presim tutje, normal nuk jemi as ne!
Në fakt ata i kemi shpallur normalë ne, sepse i pranojmë, i paguajmë, i durojmë nëpër pozita, sikur të ishin normalë!
Ata nuk janë normalë, por as ne jo, që presim prej tyre!/ ObserverKult