Po thojnë Big Brother është pasqyrë e shoqërisë. Jo, llumi prodhohet!

zgjim hyseni

Big Brother është platforma që po don me e lidhë shoqninë për llumi. Civilizimi është kriju, ndër të tjera edhe kur është mësu me shti kanalizimin përfundi. Nuk janë masonat tu i ngrehë fijet prej nalt, është Big Brother si një lloç i gjallë që t’ngreh përfundi e t’merr me veti.
Konstant në kërkim të skandalit, s’ka ma skandal. Prandaj sa ma poshtë ju lutem!

Nga Zgjim Hyseni

Teknologjia e industrisë së skandalit s’ka qysh mos me qene maqinë llumi. Maqinë llumi është platforma që t’shtrydhë, t’sillë si n’centrifugë, t’ndërsen – krejt kjo për me e nxjerrë ma t’keqen prej qenies njerëzore. Njeherë e nxjerr, masnej e distilon, i jep ngjyrë edhe ta hupë topin me prajma e shpërhapje tik-tokqe.
Po na thojnë Big Brother është pasqyrë e shoqërisë. Jo, llumi prodhohet. Big Brother prodhon shoqëri sepse t’vendos n’kushte t’caktume, t’shtyn n’inati, ta lypë pjesen ma t’errët, masnej ti thu qyky more osht njeri a p’e sheh…Pra, kêtu ka ndërmjetësim.
Dallimi është se materiali që jepet nuk ka naj formë sublime që ti me u ndi inferior. Tjetri/ideologjia këtu është poshtë teje. Nuk je t’u e kqyrë një pikturë për me ia kundru motivet a format abstrakte; as një muzikë me tingujt ose gjuhen e t’ciles s’je mesu. Tjetri është poshtë teje sepse ky nuk është material kulturor hiç. Bark, britma, dhunë, inati, seks, smirë: “instinkti – ky je ti”, është thirrja ideologjike.
Në fakt Big Brother është mjaft unik në funksionin e tij. Bahet ideologji pa asnje referenca te fusha e ideve. Prandaj e marrim lehtë kur marrim pjesë n’ketë interpelim pervers. Nuk na duket dhe nuk e përjetojme si thirrje ideologjike. Marrim pjesë pa konsideratë serioze sepse gjendja jonë normale është dukshëm ma mirë se kjo.
Gjirizet kanë shpërthy, por era nuk po ndjehet. Ideologjia po funksionon për mrekulli, kështu thonë në këso raste ata që merren me efektet e ideologjsë. Mendja më thotë se Ilaçi që duhet është përmbysja e sjelljes, meqë është tjetër edhe forma e ideologjisë. Gypat nuk janë pranga me i çliru sepse kanalizimi nuk është hapësirë lirie.
Gypat duhet me i lidhë, me i shtrengu fort e me i fshehë nën tokë. Çlirim është abstenimi, jo pjesëmarrja. Është fshehja sa ma e thellë, jo demaskimi e zbulimi. Prangë është vetë lejueshmëria deri në absurd, veçmas kur e përjetojmë si liri.
Po thojnë se kjo është një botë e lirë, e se televizionet n’ditë t’sotit s’e kanë detyrë kulturën e emancipimin. Paj, kjo është veç një mënyrë tjetër për me thanë veç paret kanë rëndësi.

ObserverKult

Lexo edhe:

KUSH E SHNDËRROI FESTIVALIN E KËNGËS NË RTSH NË BIG BROTHER?